Didi-Maxhuni, intensifikim i bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Kosovës

Home » Aktualitet » Didi-Maxhuni, intensifikim i bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Kosovës

By Redaksia on February 28, 2014. No Comments

Didi-Maxhuni, intensifikim i bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Kosovës
Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, zhvilloi sot njё takim me Drejtorin e Pёrgjithshёm tё Policisё sё Kosovёs, Shpend Maxhuni dhe delegacionin e kryesuar prej tij. Nё qendër tё këtij takimi ishte ecuria e deritanishme e bashkëpunimit mes policive e tё dy vendeve, si dhe intensifikimi i mёtejshёm i këtij bashkëpunimi, me qёllim qё tё jetё akoma mё frytёdhёnёs e efikas nё luftёn kundër krimit, nё mёnyrё tё veçantë formave tё organizuara tё tij. Gjatё kёtij takimi Drejtuesit e lartё tё Policive e tё dy vendeve rikonfirmuan  gatishmёrinё pёr tё bashkëpunuar shumё hapur nё çёshtje me interes pёr tё dy palёt, duke aplikuar modelet mё tё avancuara nё kuadër tё këtij bashkëpunimi, pasi vetëm njё bashkëpunim i tillё do tё ndihmojë nё rritjen e nivelit tё sigurisё përtej kufijve, ku synimi i pёrbashkёt i tё dy policive ёshtё qё ti shёrbejnё sa mё mirё qytetarëve tё tё dy vendeve. Didi dhe Maxhuni evidentuan bashkëpunimin efikas nё fushёn e menaxhimit tё integruar tё kufirit, qё ka ndihmuar nё zgjidhjen e shpejtё dhe tё menjëhershme tё problematikave tё evidentuara, si dhe eksperiencën shumё tё mirё tё bashkëpunimit pёrmes patrullimeve tё pёrbashkёta tё Policisё Shqiptare dhe asaj Kosovare nё akset rrugore gjatё sezonit turistik veror.
Gjatё këtij takimi gjithashtu u evidentua fakti se lufta kundёr krimit tё organizuar ёshtё nё fokus tё veprimtarisё sё strukturave policore tё tё dy vendeve, pasi krimi i organizuar nuk vepron vetëm brenda njё shteti por lëviz ndërmjet kufijve, dhe pёr kёtё qёllim ёshtё i nevojshëm njё intensifikim i mёtejshёm i bashkëpunimit policor pёr tё qёnё sa mё efikas nё goditjen e krimit tё organizuar, trafikut tё drogës, tё armёve e tё gjitha formave tё krimit ndërkufitar. Nё kёtё kontekst u diskutua mbi përcaktimin e modaliteteve pёr intensifikimin e takimeve mes palёve, sipas nevojave tё strukturave, pasi nё kёtё mёnyrё do tё rritet efikasiteti pёr përmbushjen e tё gjitha detyrave pёr luftёn ndaj krimit. Ndërtimi i kanaleve efikase tё bashkëpunimit dhe nё nivel operacional u vlerësua si faktor i rёndёsishёm nё bashkëpunimin policor mes tё dy vendeve. Duke vlerёsuar marrëveshjen ekzistuese nё fushёn e bashkëpunimit policor mes palёve e cila ishte hapi i parё pёr fillimin e këtij bashkëpunimi, Didi dhe Maxhuni, evidentuan hapat qё po ndërmerren pёr pёrmirёsimin dhe zgjerimin e saj pёr tё pasqyruar tё gjitha fushat e bashkëpunimit pёr tё cilat policitё e tё dy vendeve kanё evidentuar si domosdoshmëri. Po nё kёtё kuadër u evidentua nevoja e ndryshimeve nё aktet ligjore nё mёnyrё qё tё rritet efikasiteti i bashkëpunimit operacional mes palёve, duke mundësuar qё dokumentacioni dhe provat e grumbulluara nё kuadёr tё hetimeve tё pёrbashkёta tё kenё efekt procedural.
Njё tjetёr temё e diskutuar mes delegacioneve tё Policisё Shqiptare dhe Policisё sё Kosovёs ishte dhe shkëmbimi i eksperiencës nё fushёn e mbrojtjes sё dёshmitarёve e bashkёpunёtorёve tё drejtёsisё, nё mёnyrё qё nё tё ardhmen tё mund tё arrihet nё marrëveshje tё veçanta nё kёtё fushё. Po ashtu forcimi i bashkëpunimit mes forcave speciale tё tё dy vendeve, organizimi i stërvitjeve tё pёrbashkёta apo trajnimeve dhe shkëmbimi i eksperiencave nё drejtime specifike tё veprimtarisё sё tyre. Ndёrkohё nisur nga efektiviteti i patrullimeve tё pёrbashkёta rrugore gjatё sezonit veror turistik, drejtuesit e lartё policor tё tё dy vendeve ndanё tё njёjtin mendim mbi vazhdimёsinё e këtij bashkëpunimi. Nё pёrfundim tё takimit Didi dhe Maxhuni rikonfirmuan gatishmёrinё dhe vullnetin e pёrbashkёt pёr tё çuar mё tej nivelin e lartё tё bashkёpunimit ekzistues ndërmjet Policisё Shqiptare dhe Policisё Kosovare, nё interes tё rritjes sё mëtejshme tё parametrave tё sigurisё tё qytatarёve tё tё dy vendeve.

 

Leave a Reply