Dolën shëtitje me qenin, gjejnë monedha me vlerë 10 milionë $

monedhaNjë çift nga Kalifornia e Veriut kanë qenë tepër me fat, pasi teksa shëtisnin qenin e tyre në natyrë, kanë gjetur disa monedha nenexhiku, të cilat kanë një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Çifti, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, e gjetën “thesarin” nën hijen e një peme të vjetër, në pronën e tyre në “Gold County” të Kalifornisë. Monedhat antike, të cilat datojnë nga viti 1847 deri në vitin 1894, janë të llojit nenexhik dhe nuk ka të tilla në qarkullim.

Edhe pse vlerësimi paraprak cilëson që një monedhë ka vlerën e 27 mijë dollarëve, ekspertët thonë se disa prej monedhave janë kaq të rralla sa mund të shiten për një milionë dollar secila.

Ekspertët i kanë sugjeruar çiftit që t’i mbajnë si një thesar monedhat dhe të mos i shesin, pasi monedha të tilla nuk besohet se do të gjenden më, raporton “The Indipendent”.

Çifti i cili gjeti monedhat janë rreth të 50-ve dhe kanë vite që jetojnë në zonën rurale ku gjetën monedhat e çmueshme, por nuk kanë ndonjë ide se kush mund ta ketë fshehur atë pasuri poshtë një peme të vjetër.