Dukagjin Gorani: Partitë politike janë kompani private

duka_630100191Analisti kosovar Dukagjin Gorani thotë se partitë politike në Kosovë janë kompani private.

Ai në emisionin “Click” tha se partitë politike ngjasojnë me firmat private të cilat janë të udhëhequra nga liderët e tyre.

Ai tha se kjo ka qenë e vërtetë që prej kohës së Ibrahim Rugovës e deri sot.

Gorani thotë se për shkak të kësaj, është bankrotuar edhe ideja se këto parti mund ta dërgojnë Kosovën në një nivel tjetër prej këtij që është sot.