Edhe një rangim skandaloz i USHT

untitled_604256029Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka dal shumë dobët edhe në listën e rangimit të universiteteve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni.

Nga rezultatet e publikuara, USHT është i radhitur në vendin e 9 apo në mesin e tabelës nga 20 universitetet e vlerësuara shtetërore dhe private në Maqedoni.

Rangimi i institucioneve të larta arsimore për 2013 – 2014 është bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në këtë vlerësim janë vlerësuar 21 indikatorë për performansat akademike dhe konkurrencën dhe që kanë të bëjnë me punën  dhe funksionimin, mësimin dhe ligjëratat, hulumtimet dhe dimensionin social. Kjo situatë vjen pas shqetësime të shprehura nga akademikë dhe studjues të njohur lidhur me situatën aktuale në këtë universitet shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni. Në një rangim të fundit të institucioneve tjera ndërkombëtare, USHT qëndron në pozitë skandaloze.

Titujt shkencor dhe punimet shkencore vazhdojnë të jenë problematike në këtë universitet.

Rangimi
 Institucionet arsimore Rezultati total Rezultatet per ligjeratat dhe mesimin Rezultatet per hulumtimet Rezultatet per dimensionin social
1 Universiteti “Shen Kirili dhe Metodi” – Shkup  100  62,1  100  44,5
2 Universiteti “Goce Delcev” – Shtip  85,0  67,2  54,8  74,1
3 Universiteti i Evropes Juglindore – Tetove  84,3  65,6  55,9  72,9
4 Universiteti per shkenca informatike dhe teknologji „Shen Naum Apostoli” – Ohër  83,9  100  36,1  0
5 Universiteti “Shen Klimenti i Ohrit” – Manastir  83  60,8  50,7  100
6 Universiteti Kolegji Amerikan – Shkup  80,7  73,6  59,5  10,7
7 Universiteti Nderkombetar Ballkanik – Shkup  75,5  90,4  22,8  27,7
8 Universiteti privat FON – Shkup  58,9  61,2  36,2  1,6
9 Universiteti Shtetëror i Tetovës  56,4  49,3  44,5  6,3
10 Universiteti Evropian – Shkup  47,6  58,5  18,2  0
11 Shkolla private per gazetari dhe PR – Shkup  46,8  64,4  9,2  0,2
12 Kolegji “Eurokolegj” – Kumanovë  46  60,4  12,8  0
13 Fakulteti profesional per biznes “Neokom” – Shkup  45,7  36  42,8  0
14 Universiteti per Turizem dhe Menaxhim – Shkup  43,2  40,4  32,6  0
15 UNS – Struge  41,8  58,9  5,5  3,5
16 Instituti Nderkombetar Sllavian  – Shen Nikolle  41,7  49,7  7,9  30,3
17 Universiteti МИТ − Shkup  41  41,2  14  40,3
18 Приватна висока стручна школа „Бизнис академија Смилевски“ − Скопје  40,3  37,1  30,9  0
19 Универзитет за аудиовизуелни уметности−Европска филмска академија ЕСРА Париз−Скопје−Њујорк  35,5  48,7  4,4  8,5
20 Универзите „Евробалкан“ − Скопје  20,8  20,4  /  0