Ekstremizmi fetar rreziku i ardhshëm i Shqipërisë

Home » Kryesore » Ekstremizmi fetar rreziku i ardhshëm i Shqipërisë

By Redaksia on February 28, 2014. 2 Comments

Alban DaciAlban Daci

Gjatë kohës së studimeve universitare, nder te tjera në program mësimor kishim edhe lëndën e sociologjisë. Kur po jepja provim, profesori i lëndës të sociologjisë më tha: Më thuaj një gjë me cfarë krenohet Shqipëria. Unë, krejt krenari i thash: Shqipëria ka shumë gjëra me cfarë mund të krenohet, por më shumë krenohet me tolerancën fetar duke dhënë shembuj edhe për shumë vende përëndimore.

Profesori duke qeshu më tha: Në një të ardhme jo të largët feja do të jetë problemi më i madh i unitetit kombëtar dhe i shoqërisë shqiptare. Ai vazhdoj më tej…Ju nuk jeni tolerantë, por ju jeni injorantë për sa u përket feve, sepse vini nga një regjimi që idologjinë (idologjinë komuniste) e ktheu në fe dhe ndalojë besimet e vërteta fetare. Në momentin që ju do të keni më shumë njohuri për fetë dhe besimit që i përkisni, duke pëlqyer më shumë dallimet se sa ato që ju bashkojnë, nuk do të jeni më tolerantë ashtu sic pretendoni se jeni sot.

Sot, mund të themi se deri diku  profesori paska pasur të drejtë, po jo plotësisht. Shqipëria, ka institucione të dobëta shtetërore, ka një identitet të dobët shtetëror dhe po ashtu ka një kontroll shumë të dobët mbi territorin apo sovranitetin. Shqipërinë e rrethojnë vende fqinje që identetin e tyre kombëtare, nuk e kanë lidhur me atë që quhet nacione (Komb) e kështu nuk kanë ndërtuar shtetin nacional, por e kanë ngritur mbi bazën e besimit fetar shtetin-fetar,  duke krijuar kështu edhe një politikë të jashtë e cila lidhet eksluzivisht me orientimet fetare.

Kështu, Greqia identifikohet me Kishin ortodokse, e cila ka një influencë të jashtëzakonshme në politikën e jashtme greke dhe në cështjen e mbrendshme. Turqia, gjithashtu po i rikthehet asa që quhet neo-otomanizëm, duke rizgjuar nostalgjinë e periudhës së Perëndorisë Otomane. Gjithashtu, dihet tashmë roli i kishës ortodokse serbe në cështje që lidhen mes Sërbisë dhe ish vendeve të Jugosllavisë.

Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, natyrës dhe pasurive mbi tokësore e nën tokësore mbetet një vend i lakmuar nga këta fqinjë që përmendëm më sipër, të cilët duke qenë të vetëdijshëm se tashmë ka ikur koha e pushtimit të një vendi me armë, por përpiqen të rrisin influencën e tyre mbi Shqipërinë, politikën shqiptare dhe territorin.

Gjithashtu, fqinjët janë të vetëdijshëm se institucionet shqiptar janë të dobëta, se kontrolli i tyre mbi territorin ler për të dëshiruar e kështu, po për përpiqen duke përdorur institucionet fetar të marr nën kontroll territorin e shqiptarëve.

Nuk është e rastasishme që kohët e fundit kemi një tendencë ekstremizmi fetar, i cili pa ndonjë vështirësi të madhe duket se ka sponsorizime të huaja. Gjithashtu, shumë shkolla apo universitete në Shqipëri kanë lidhje me besimet fetar dhe aplikojnë edhe programe teologjike.

Ne jetojmë në një vend demokratik dhe secili është i lirë të dëshmojë identitetin e tij si dhe besimin fetar. Mund të dëshmojë që edhe nuk beson në asgjë. Të tregosh se kush je, nuk do të thotë të paragjykosh e të sulmosh cdo kënd tjetër që është ndryshe.

Duhet, tu bëjmë me dije se Fronti Demokristian Shqiptar nuk është rrymë ekstremiste dhe nuk bën pjesë në corbët që po gatuhet tashmë në Shqipëri.

Fronti Demokristian Shqiptar dëshmon identitetin e tij të Demokracisë Kristiane, e cila për nga natyra nuk është paragjykuese dhe përjashtuese. Përkundrazi, është tolerante, bashkëpunëtor dhe gjithëpërfshirëse. Njerëz më të rëndësishëm të demokracive kristiane, para se të ishin europian, ishin patriotë dhe krenarë për identitetin e tyre kombëtar. De Gasperi ishte demokristian, patriot i madh që shpëtoi Triestën nga pushtimi Jugosllav dhe në të njëjtën kohë një ndër njerëzit më të rëndësishëm të krijimit të Komunitetit Europian.

Në asnjë diskutim, fjalim apo botim, De Gasperi nuk ka shprehur asnjëherë urrejtje, luftë kundër ndonjë shteti. Misioni i tij, ashtu si i cdo demokristiani ishte garantimi i paqes përmes bashkëpunimit dhe tolerancës.

Fronti Demokristian Shqiptar, është lëvizje politike shqiptar me bazë dhe identitin e saj demokristian, por me koshiencë të pastër e të fortë kombëtar e kështu cdo shqiptar, pavarësisht besimit fetar, e konsideron vëlla dhe e fton të punojmë së bashku për një Shqipëri tjetër e më të integruar në BE.

2 Responses to Ekstremizmi fetar rreziku i ardhshëm i Shqipërisë

  1. kristiandemokrati   February 28, 2014 at 11:36 pm

    Asgje s’ka per ti shtuar, perkundrazi pranoni komplimetet e rastit mbi shkrimin tuaj prezantimin e filozofise politike programore te FDSH.

  2. Besir Bajrami   March 4, 2014 at 11:59 pm

    Nuk eshte e vertete se harmonia (e jo toleranca) fetare vijne nga komunizmi, apo mosdija per fene, sepse nje harmoni e tille ka ekzistuar gjithnje nder shqiptar, por kudjes, une them nder shqiptar, jo ata shqiptar qe e kane humbur kombesine !
    Nacionalizmi shqiptar e krijon kete harmoni, kur vetedija kombetare dobesohet, eshtu sic ndodhe edhe ne kohen tone, atehere kjo shoqeri behet teren i pershtatshem per cdo element negativ qe mund te vij si e infiltruar nga jashte. Pra, mborjtja e vetme e shqiptarit qe te ruaj kete harmoni, eshte vetedija kombetare, pastaj cdo fe harmonizohet brenda ketij kombi.
    Per me shume:
    https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/shqiptarija-/682887388420455

Leave a Reply