FDSH- Gjakmarrja nje plag qe duhet ta sherojme te gjithe se bashku

1453244_716585078373491_1149193235_n_optEduart Ndocaj, Kryetar i FDSH

Gjakmarrja kohet e fundit eshte bere nje plage e rende per qytetaret, familjet dhe shoqerine. Mbi te gjitha eshte bere nje krim i rende dhe i papranueshem per femijet, te cilet edhe pse te pafajshme dhe me status engjelli jane te ngujuar dhe kohet e fundit nuk kane munguar raste,  kur gjakmarrja nuk i ka perjashtuar edhe ata nga marrja e gjakut.

Shume media dhe shume analiste e lidhin ne menyre te gabuar gjakmarrjen me Kanunin. Shqiperia ka pasur kater kanune, por analistet e lidhin gjakmarrjen me se shumti i me Kanunit e Lekes. Vrasjet e fundit per hakmarrje, apo ngujimet e femijeve nuk kane lidhje me Kanunin, i cili ne kohen  e tij ka qene e drejte zakonore dhe nje lidh shume modern. Megjithate, duhet te kemi parasysh se Kanuni nuk ka per qellim per te shtuar gjakun, por per ta limituar ate ose edhe per ta shmangur.

Kanuni, eshte e drejte zakonore, nje nga burimet e te drejtes se sotme. Gjakmarrja e sotme nuk ka lidhje me Kanunin, por ka me mungesen e zbatimit te ligjit, te shoqerise sone te orientuar drejt dhunes, e te problemeve tranzitore qe po kalon ajo, nga shoqeri tradicionale ne nje shoqeri moderne.

Shoqeria shqiptare, per shkak te nje izolimi te kaluar dhe te nje globalizimi te menjehershem po perballet me fenomene qe i merr a priori, pa i kuptuar ne thellesi efektet dhe sukseset. Shoqeria shqiptare gjithashu per shkak te fenomenimit te vazhdueshem te emigracionit masiv, te varferise, papunesi dhe rikthimit ne analfabetizem po ben hapa mbrapa duke cenuar familjen, forme me te shenjte te formimit e te qendrueshmerise sociale.

Gjithashtu, faza e tranzicionit e sidomos e insitucioneve qe sic duket nuk kane kan marr forme akoma, ka mungese te theksuar te zbatimit te ligjit ne drejtesi si dhe te funksionimit te institucioneve. Ne keto rrethana ne shoqerine shqiptare eshte kthyer ne fuqi ligji i xhungles  dhe mbijeton ai qe eshte me i forti.

Une, Eduart Ndocaj, Kryetar i Frontit Demokristian Shqiptar, mendoj se duhet te merren disa hapa te rendesishme qe kerkojne angazhimin e te gjitheve per te mbyllur plagen e gjakmarrjes qe merr jete te pafajshme e ka ngujuar mijera femije qe nuk kane mundesi te gezojne lirine dhe te drejten per arsim.

Fronti Demokristian Shqiptar do te marr nje fushate te rendesishme, e cila do te kete ne program sensibilizimdhe angazhimin e drejteperdrejte ne pajtim. Ne programin elektoral te FDSH per Bashkine Lezhe kemi menduar te fusim edhe ceshtjen e gjakmarrjes. Per cdo komune do te krijon keshilla qytetare te cilat do te merren vetem ne ceshtjen e gjakmarrjes dhe pajtimit. Keshillat Qytetare kemi menduar te perbehen nga:

–          Perfaqesuesit komunal ose bashkiak, ne kete rast anetaret e keshillave

–          Kryetar i Bashkise ose i Komunes

–          Kryetpleqte  e zonave dhe kleri i Kishes, ose imami.

–          Gjithashtu edhe njerezit me te moshuar te zonave qe gezojne respekt

FDSH do te angazhohet fuqishem kunder Gjakmarrjes dhe hapa e para te kesaj pune te madhe e te rendesishme per shoqerine do te vazhdoi pikerisht nga Lezha dhe zonat perreth.