Kuvendi interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nikolli

Home » Aktualitet » Kuvendi interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nikolli

By Redaksia on February 27, 2014. No Comments

Kuvendi interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nikolli

Kuvendi interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nikolli
Deputetja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj zhvilloi sot një interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli lidhur me masat e parashikuara nga ministria për problemet e organizimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore 2014. Në fjalën e saj përpara deputetëve, Ministrja  Nikolli shprehu angazhimin për të ndërtuar një sistem të bazuar në meritokraci, transparencë dhe cilësi.
“Janë mbi 45 000 maturantë, që kërkojnë të dinë të ardhmen e tyre, prandaj garantimi i një procesi transparent, që fillon nga zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i punës sonë”, tha Nikolli. Gjithashtu,  Nikolli  tha se  qeveria po punon si një skuadër për të mundësuar një edukim dhe arsim cilësor për gjeneratën shqiptare. Sipas ministres  Nikolli të gjitha shqetësimet  e ngritura nga parafolësja  janë në vëmendjen e qeverisë, e cila ka  startuar nga puna qoftë për reformën e arsimit të lartë, qoftë për reformën e maturës shtetërore, qoftë për  altertekstet, dhe kjo falë punës së një komisioni të  pavarur ekspertësh.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Kejdi Mehmetaj theksoi se, shpresat e120 mijë gjimnazistëve janë të drejtuar nga ne, si një dritë në tunelin e errët të padijenisë që ky sistem i maturës shtetërore i ka përfshirë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka pasur gjithmonë ndjeshmëri maksimale ndaj politikave rinore dhe veçanërisht politikave arsimore. Në përfundim, sipas Mehmetaj  kjo gjendje nuk i nevojitet vendit dhe qytetarëve, prandaj iniciativa ligjore duhen marrë që nga ky moment dhe në vazhdim, deri sa arsimimi të mos shihet më si një detyrim, por si e drejtë demokratike e të gjithë njerëzve që kërkojnë të pasurohen me dije.

Leave a Reply