Panariti kërkon mbështetjen Francës për marrjen e statusit

Home » Aktualitet » Panariti kërkon mbështetjen Francës për marrjen e statusit

By Redaksia on February 26, 2014. No Comments

14-02-26-03-19-45banner_photo_me_ministrin_europianMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, gjatë vizitës zyrtare në Francë është takuar me ministrin francez për Çështjet Europiane, Thierry Repentin.

Gjatë takimit të dy ministrat folën për statusin kandidat në BE për Shqipërinë, ku ministri Panariti i kërkoi ministrit francez mbështetjen e Francës për statusin në muajin qershor. Panariti theksoi se, Shqipëria e meriton statusin dhe shqiptarët kanë nevojë për t’u inkurajuar në rrugën e reformave integruese.

“Statusi i vendit kandidat në BE për Shqipërinë është ndër të tjera një mesazh pozitiv për perspektivën europiane të gjithë rajonit, tha Panariti.

Ndërsa nga ana tjetër ministri francez, u shpreh se së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri së bashku me homologun gjerman, ku do të diskutojnë me zyrtarët shqiptarë çështjen e statusit.

Ministri Panariti vijon vizitën e tij në Francë i ftuar nga homologu i tij, ministri francez i Bujqësisë, Stephane Le Foll.

Leave a Reply