Politika e FDSH eshte vendore e fillon me Lezhen

Home » Opinione » Politika e FDSH eshte vendore e fillon me Lezhen

By Redaksia on February 26, 2014. No Comments

eduart ndocajEduart Ndocaj, Kryetar i FDSH

Te gjithe lideret e medhenje te botes perendimore ka qene dakord me idene se politika eshte vendore. Ndersa shqiptaret thone nese nuk rregullon shtepine tende, mos kerko te rregullosh shtepite e te tjereve. Familja ime si nje familje bajraku ne Mirdite, ka perfaqesuar Mirditen si ne dite te mire ashtu edhe ne dite te keqija. Ka ndihmuar njerezit nen nevoje e ka qene mirenjohese per mbeshtetjen e respektin qe i kane treguar njerezit e thjeshte. Ne jemi si familje mbi 500 vjet ne Lezhe, dhe jemi nje nder familjet qe ka kontribuar me shume se kushdo tjeter. Kur u largova nga Lezha drejt emigracionit u betova se nje dite do te kthehem e do te punoj per vendin tim, i cili nuk duhet te vazhdonte te ishte ashtu sic e kisha lene. Fale vullnetit, punes, kembenguljes, edukimit familjare dhe miqve te huaj e shqiptare, arrita te ndertoja nje te ardhme te respektuar ne Lombardi. Megjithate, arrita te ruaja thjeshtesine, burrerine, besen dhe dashurin per Lezhen, te gjitha keto cilesi i kam trazhguar nga familja ime historike. Ne Itali takoja e mbaja kontakte gjithmone me bashkqytetaret e mi, me te cilet bisedonin shpesh per Lezhen, Manatine, Mirditen dhe Shqiperine. Te gjithe ishim dakord se duhet te kontribuonim me shume per ato vende. Miqte, te afermit dhe te gjithe ata qe punonin me mua me thoshin shume here: Eduart, Lezha ka nevoje per nje djale te zoti, te ndershem dhe qe rrjedh nga nje familje historike. Ti i proteso te gjitha keto. Prandaj, ne te propozojme dhe te keshillojme qe t’i te kthehesh e te drejtosh Lezhen me mencuri, bujari e me vizione moderne, ashtu sic ka bere familja jote si bajrak ne Mirdite. Nuk ishte e lehte te merrja nje vendim te tille, sepse familja ime ka nje histori te lavdishme dhe nese nuk do te isha ne nivelin e historikut te familjes, do te turperohesha. Ne kete kohe u vura ne kontakt me drejtues te PS, te cilet ne ate kohe po e vizitonin shpesh Italine dhe komunitetin shqiptar. Pasi u takuam disa here, u vura ne dijeni te programit te tyre, besova se Shqiperi mund te Rilindte dhe une nuk mund te qendroja me duar te lidhura. Keshtu, vendosa te kandidoj ne Lezhe per te dhene kontributin tim, te familjes dhe te miqve te mi qe edhe Lezha te rilindte bashke me Shqiperi. Angazhim im ne zgjedhje, ishte nje angazhim patriotik, kombetar, nje detyrim per Lezhen dhe nje krenari per historikun e familjes time. Nuk bera asnje pazar politik, sepse edhe familja ime asnjehere ne historin e saj nuk ka bere pazare politike, por punova dhe u angazhova qe Lezha e Shqiperia te ndryshonin. Shqiperia rilindi dhe bashke me te fitoi edhe PS. Kontribut im, i familjes tim dhe i perkrahesve te mi ne fitoren e Lezhen ka qene shume i rendesishem dhe i pazevendesueshem. Megjithate, koha po kalon dhe mbeshtetesit e mi e Lezha vazhdojne te mos kene perfaqesuesin e tyre ne asnje institucion te Rilindjes. Miqte e mi, perkrahesit e mi e familja ime ndjehen te shqetesuar per situaten qe po ndodh pas zgjedhjeve. Une, u kam thene se duhet te presim, por nuk duhet te perulemi, sepse Lezha, Mirdita nuk i jane perulur asnje lloj pushtuesei dhe pushteti. Megjithate, fale mbeshtetjes te bashkeqytetareve te mi lezhiane e Diaspores, kam vendosur se une e kam per krenari familjare dhe obligim qytetar qe te vazhdoj te perfaqesoj Lezhen, Mirditen e te gjitha zonat per rreth me vlera te pastra e shenjta te krishterta. Une, fale mbeshtetjes e propozimit te bashkqytetareve te mi e Diaspores kam vendos te jem kandidat per Bashkine Lezhe. Familja ime e justifikon protesisht qe te mar ne dore e te bashkeqeveris lezhen bashke me familjet me fisnike te Lezhes dhe me qytetaret e thjeshte qe kane vite te lane pas dore. Po me ke do te kandidoj une? Une, tashme jam kryetar i Frontit Demokristian Shqiptar dhe ne drejtim e tij vetem ne pak muaj kemi arritur te mbulojme te gjithe zonen Euro-Atlantike, nga Kanada, SHBA, UK, vendet europiane, te gjitha qytetet e Italise dhe ne shume qytete e zona te Shqiperi e te trevave shqiptare. Pra, une Eduart Ndocaj, e kam vendosur te jem kandidat per Bashkine Lezhe si Kryetar i FDSH, dhe te gjitha strukturat e FDSH jane te gatshme te me mbeshtesin drejt nje fitorje historike. Une, Eduart Ndocaj, kontribuova per Rilindjen dhe e perfaqesova Rilindjen.. Keshtuqe, Rilindja ne kuptimin politik e ka borxh qe te me mbeshtes dhe te me perkrah mua si kandidat i vetem i Rilindjes per Lezhen. Une, zgjedhjen time tashme e kam bere, dhe nuk heq dore e nuk behem pjese e asnje pazari politik qe do te kishin per qellim shmangien e kanditimit tim per Bashkine Lezhe.

Une, jam dakord ashtu si lideret boteror se Politika eshte vendore dhe duke u pajtuar me kete parim, kam vendosur qe politiken ta filloi nga perfaqesimi i Lezhe e me objektim per te realizuar nje perfaqesim sa me te gjere te shqiptareve e Diaspores Shqiptare.

Leave a Reply