Pse Gazeta Arberia?

Home » Kryesore » Pse Gazeta Arberia?

By Redaksia on February 26, 2014. 1 Comment

Alban DaciTe dashur miq, lexues dhe bashkeqytetare shtypi shqiptare ka me shume se 20 vjet qe eshte marr peng nga politika dhe qe perfaqesohet vetem nga tellallet e saj. Eshte thuajse e pamundur te gjesh sot zerin e se vertetes ne median shqiptare dhe eshte krejtesisht e pamundur te gjesh nje organ shtypi te pavarur. Gazetaria shqiptare ndodhe ne nje krize te thelle qe ka te bej si me faktin se ajo nuk percon zerin e qytetareve ashtu edhe per faktin se ajo per 20 vjet rrjesht eshte marr peng vetem nga nje grup personash, te cilet me rotacion te planifikuar qarkullojne me radhe ne organet e shtypit, studiot televisive etj. Gazeta Arberia ka te njejten filozifi me gazetaret e medhenje qe kane bere histori, qe kane qene deshmitar te historise dhe e kane shkruar historine permes ngjarjeve, komenteve, reportazheve, intervistave dhe deshmive okulare. Misioni i Gazetes Arberia eshte te thuhet, te mbrohet e te trasmetohet tek cdo qytetare e verteta dhe vetem versioni i te vertetes. Ka plot te rinj qe kane mbaruar gazetari, qe kane pasion gazetarin e shkruajne, por qe e kane te pamundur te shkruajne apo te afirmohen tek shtypi aktual shqiptar, sepse ai eshte monopol i vetem disave dhe ndahen ne organe shtypi qe kontrollohen nga e Majta dhe nga organe shtypi qe kontrollohen nga e Djathta e keshtu cdo tjeter qe eshte shqiptar e nuk eshte as majtas e as djathtas nuk ka te drejte aksesi. Gazeta Arberia eshte e hapur per cdo qytetar, per cdo te ri qe ka mbaruar gazetarine ose ka pasion te shkruaj. Gazeta Arberia eshte e hapur per cdo lloj denoncimi qe vjen nga qytetaret ne lidhje me abuzimin e pushtetit apo forma te tjera te devijance te pushtetit, ku me e shquara eshte korrupsioni. Gazeta Arberia, ka per qellim te percoj tek qytetaret zerin e te vertetes, te mbroje interesat kombetare e te shenderrohet ne nje shkolle te vertete te gazetarise moderne. Lexim te kendshem

Alban Daci, Kryeredaktor

One Response to Pse Gazeta Arberia?

  1. eno   March 4, 2014 at 10:39 pm

    Tani u hap kjo gazete? Urime nese nuk eshte e partishme, por asnjanese!

Leave a Reply