Sekuestrohen 2 tonë marijuanë, pranga shqiptarëve dhe rumunëve

4 persona u arrestuan dhe 2 tonë marijuanë u sekuestruan nga Guardia di Finanza. Lënda narkotike merrej nga Shqipëria dhe shitej në Itali  

Policia italiane ka sekuestruar sot 2 tonë lëndë narkotike, e cila trafikohej nga një grup shqiptarësh dhe rumunësh. Pas një hetimi disamujor, forcat e Guardia di Finanza-s kanë arritur të zbulojnë grupin e shqiptarëve dhe rumunëve, të cilët e merrnin lëndën narkotike nga Shqipëria dhe më pas, përmes Adriatikut, e transportonin drejt Italisë, ku e shisnin. Sic duket kriza e thelle ekonomike qe po kalon Italia, ka prekur rende edhe situaten ekonomike te emigranteve shqiptar. Shume emigrante shqiptar jane me muaj te gjtate pa pune ne Itali e ne keto kushte te veshtire, bien pre e banda te krimit te organizuar me mashtrimin e fitimit te shpejt.