SHBA, NASA zbulon 715 planetë të reja

Home » Aktualitet » SHBA, NASA zbulon 715 planetë të reja

By Redaksia on February 27, 2014. No Comments

nasa sh planete715 planetë ka zbuluar në galaksinë e Tokës, agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara-NASA Shkencëtarët njoftuan ditën e mërkurë se teleskopi i fuqishëm i NASA-s, i quajtur Kepler, është përdorur për të gjetur këto planetë dhe se tani janë mbi 1,700 planete të identifikuara në galaksinë tonë. Ata bënë të ditur se para vetëm 20 vjetëve, astronomët nuk kanë ditur për ekzistimin e këtyre planetëve.   Sipas tyre, katër planetë të zbuluara janë afërsisht dy herë e gjysmë më të mëdha se Toka dhe se ato gjenden në një distancë pothuajse identike si Toka me diellin, që mund të thotë se në to mund të ketë edhe ujë, që është substancë që përkrah jetën. Shkencëtari i NASA-s Douglas Hugdins tha se qëllimi kryesore i teleskopit Kepler që të gjejë “Tokën2.0”.

Leave a Reply