Shpërthim tritoli në Tiranë, tre të lënduar

tr_332061857Ngjarja ka ndodhur në hyrje te një lokali në këtë zonë dhe sipas burimeve nga policia e Tiranes shkak është bërë nje sasi ekslozivi e vendosur në godinë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur tre persona nga te cilet njeri ne gjendje te rende nderkohe qe jane shkaktuar edhe deme te shumta materiale.

Të plagosurit janë Julian Çela 28 vjeç, Armando Ceka 33 vjeç, Artur Sharra 46 vjeç.

Sipas verifikimeve të policisë, lokali në fjalë është në pronësi të biznesmenit të ndërtimit, Armando Ceka, i cili në shtator të vitit 2013 ka qenë në shënjestër të një tjetër atentati me eksploziv. Ngjarja ndodhi në rrugën “Siri Kodra”, ku një sasi lënde plasëse ishte vendosur në bagazhin e mjetit të tij tip ‘Volvo’ me targa AA 997 CX në kohën që ishte në lëvizje. Nga atentati biznesmeni Ceka nuk pësoi asnjë dëmtim.

Forca të shumta policie kane mberritur ne vendngjarje ndersa kane nisur hetimet per te zbardhur motivet dhe autoret e ngjarjes.