Skandalet e Diplomacisë

Home » Aktualitet » Skandalet e Diplomacisë

By Redaksia on February 28, 2014. No Comments

largea_ministria-e-jashtme1390730642Tafil Duraku 

 

Tash e pesëmbëdhjetë vjetë të plota dhe më tepër, bile edhe shumë më përpara, skandalet e diplomacisë vendore e ndërkombëtare, sa vinë e shtohen në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë shqiptare. Deklarata më e re antishqiptare del nga goja e diplomatit evropian, Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili, bile aq trash dhe aq antishqiptarçe i bie kavallit serb sa s’ka ku shkon më, më keq e më larg, madje, duke deklaruar hapur, kohëpaskohe, sa herë i vjen n’kuti, për projektet perfide e djallëzore të evroserbisë (evrojugosllavisë) për kinse rikrijimin e Jugosllavisë (Sernisë së Madhe), duke e përfshirë e lënë vetë Serbinë si kryesuese të saj(Bah!)

Pas mbështetjes së hapur në forumin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër, për nismën e re “Ballkani Perëndimor 6″, BP6, ku parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Fyle, citohet të këtë thënë se “Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, tetorin e kaluar, njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformat ekonomike”(Gazeta LAJM, Maqedoni, datë 26/02/2014 14:07:00).

Lexuar e parë shqip deklaratën e z. Stefan Fyle, Komisioner për Zgjerim, del se ai po i bie një kavalli të trashë serb që ia ka lënë në dorë Beogradi antishqiptar, dhe, besojmë, se Fyle, si kavall serb që është, siç duket kohë pas kohe publikisht, është i (para)paguar e trajnuar nga Beogradi që t’i bie atij kavalli antishqiptar, sa herë që ia kërkon Beogradi në emër të Evropës. Prandaj, është obligim ligjor e ndërkombëtar i diplomacisë botërore që ta thërrasë e ta pyes nga i vjen në gojë ajo “ide” antishqiptare dhe antiShqipëri, atijfarë Fyles. Deklarata e Fyles, para së gjithash, është një provokim dhe kërcënim i rëndë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e copëtuar në gjashtë shtete antishqiptare, në trojet e veta etnike.

Kjo ndodh për faktin se shqiptarët kurrë nuk patën udhëheqës politikë të tyre, me përjashtim të Epokës së ndritur shqiptare të Enver Hoxhës. Madje, nuk patën e as kanë një diplomaci të konsoliduar që do të parandalonte copëtimin e Shqipërisë dhe përçarjen e shqiptarëve që po u bëhet nga “shqiptarët” dhe “burrat e mirë” shqiptarë në pushtetin “shqiptar” të çdo kohe dhe të kohës së sotme.

Fyle dhe të gjithë fyejt e kavallët e tjerë kakudorë serbë në arenën ndërkombëtare duhet ta dinë se shqiptarët, me asnjë kusht dhe në asnjë kohë nuk do të pranojnë të jenë nën “ombrellën” e një “Jugosllavie të re”, çfarëdoqoftë ajo, qoftë edhe e praruar dhe e veshur në ar, sepse, Shqipëria dhe shqiptarët i kanë provuar dhe po i provojnë në kurrizin e tyre të gjitha mizeriet e shkallët e egra të fashizmit antishqiptar serbo-grek, që orvatet t’i rikthejë në skenë Fyle i shndërruar në kavall kakudash serbe.

Kjo deklaratë skandaloze e Fyles, vë para përgjegjësisë edhe Brukselin dhe BE-në, pa dallim, sepse, cenon egërsisht të drejtën e popullit shqiptar për shtet të vetin gjeoautokton në hapësirat e tij etnike, të garantuar me Konventat ndërkombëtare të KS të OKB-së. Fyle, me deklaratën e tij të ripërsëritur, skandaloze, don ta ringjallë fashizmin ekstrem serbomadh në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në veçanti. Prandaj, i takon BE-së dhe KE që t’ia ngrenë veshin, sepse, Fyle i vogël fyell po shdërrohet gradualkisht në kavall të madh kakudor serbomadh dhe antishqiptar të përmasave ndërkombëtare…

Kjo, dhe jo vetëm kjo situatë, na bën të kuptojmë se skandaleve të diplomacisë ndërkombëtare u kanë (para)prirë skandalet e diplomacisë vendore antishqiptare, LKJ-LDK, që, të shumtën e rasteve flasin shqip e mendojnë serbo-jugosllavisht… Madje, hiç pa drojë, skandaleve të diplomacisë shqiptare u kanë (para)prirë shkollat antishqiptare të Beogradit, të cilat kanë në krye “shqiptarët” më të mëdhenj dhe “burrat e mirë” të “politikës” dhe “diplomacisë” bashkëkohore antishqiptare të shkollës së natës, të Kumrofcit(!)…

Fyle dhe të gjithë të tjerët si ai, bëjnë mirë të heqin dorë prej skandaleve të tyre të diplomacisë së koordinuar antishqiptare, të orkestruar nga Beogradi, Brukseli dhe Moska… Sa më parë, aq më mirë për njerëzimin dhe për popullin e shumëcopëtuar e të shumështypur shqiptar, sepse, vetëm një qëndrim i tillë, i drejtë dhe njerëzor, e bën diplomacinë që të heqë dorë prej skandaleve të veta “diplomatike”, të orkestruara në Beogradin antishqiptar, të cilit kavall po i bjen trashë edhe Stefan Fyle…

Leave a Reply