Skandali i përgjimit shkakton protesta të dhunshme në Stamboll

Home » Aktualitet » Skandali i përgjimit shkakton protesta të dhunshme në Stamboll

By Redaksia on February 26, 2014. No Comments

530d51711fd22Pas një përgjimi telefonik që me gjasë i është bërë kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, e implikon këtë të fundit në aferë korruptive.

Fill pas këtij veprimi është irrituar në masë populli, i cili është ngritur në protesta të dhunshme kundër këtij akti të paprecedent.

Partia kryesore e opozitës, (Partia Republikane) ka kërkuar largimin e kryeministrit, duke pretenduar se posedon edhe regjistrimet origjinale të bisedës telefonike. Mirëpo, Erdogan ka mohuar gjithçka, duke e cilësuar sajesë kundër shtetit turk, atë që është publikuar në rrjetet sociale.

Për gjithë këtë, Erdogan akuzon ish-aleatin e tij të ngushtë, klerikun mysliman  Fetyllah Gylen. Sipas tij, Gylen, i cili drejton lëvizjen “Shërbimi”, po ndërton një shtet brenda shtetit, duke shfrytëzuar ndikimin e lartë që ka në radhët e policisë dhe gjyqësorit.

Burimet raportojnë se ky skandal përgjimi mund t’i kushtojë shtrenjtë kryeministrit turk në zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

Leave a Reply