“The Guardian”, Moyes-it: Si mund ta lësh Januzajn jashtë grupit!

Home » Aktualitet » “The Guardian”, Moyes-it: Si mund ta lësh Januzajn jashtë grupit!

By Redaksia on February 26, 2014. No Comments

moyes_303093789Media “kryqëzon” Moyesin Në mënyrë surprizë, Adnan Januzaj, jo vetëm nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë, por sikur të mos mjaftonte kjo, trajneri i Manchester United, David Moyes, nuk preferoi ta merrte as në bankinë mesfushorin e talentuar, që ka bërë një udhëtim bosh në Greqi.

Por, kjo zgjedhje nuk ka vonuar të marrë reagime të ashpra nga gazetarët anglezë, të cilët kanë ofruar komentin “live” të sfidës në “Karaiskaki”, me të dërguarit e “The Guardian”, që ngrenë zërin më shumë se kushdo tjetër: “Si mund të lësh jashtë të vetmin lojtar që në grup ofron cilësi në fushë, shpejtësi, lëvizshmëri dhe ide bazë loje? Ky është Mançesteri më i turpshëm i këtij sezoni dhe David Moyes është fajtori i vetëm për humbjen! Mbase me Adnanin, diçka më shumë në fushë do të kishin bërë patjetër”.

Leave a Reply