Chiellini: Buffon, portieri më i mirë në histori

chiellini-and-buffon-italy-national-team

Mbrojtësi i Juventusit dhe i Italisë Giorgio Chiellini beson se Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohërave. “Buffoni për ne është kapiten. Ai është lojtari me më shumë eksperienc dhe ne jemi me fat që e kemi dhe për të cilin unë besoj se është portieri më i mirë në të gjithë historinë që ka mbrojtur portën tonë”, ka thënë Chiellini për Goal.com. “Ne gjithmonë mundohemi që ai të bëjë pak pritje, por ndihemi shumë të sigurt kur ai është në portë”.

Sipas Chiellinit Buffoni nuk është lojtari i vetëm eksperienca e të cilit është vitale.“Andrea Pirlo është një futbollist fantastik dhe sensacional. Vitet e fundit kam pasur fatin ta kem atë në klubin tim, Juventus, përveç se në ekipin kombëtar dhe që kur ai u bashkua me ne, kemi filluar të fitojmë sërish”. “Ai është një lojtar fitues dhe nxjerr më të mirën e ekipit të tij. Gjithashtu ai ka një presonalitet të veçantë, gjë që është fondamentale në kompeticione si kupa e botës”.

Duke folur për Mario Balotelli, Chiellini ka thënë se ai është padyshim talenti më i madh i futbollit Italian. Karriera e tij ka përjetuar shumë ulje dhe ngritje, por le të shpresojmë së në kupën e ardhëshme të botës ai do ta udhëheqi skuadrën në atë mënyrë që të gjithë tifozët Italian shpresojnë” ka përfunduar mbrojtësi 29 vjeçar.