Berisha: Rama ik, Qeveri e droges ik!

Home » Aktualitet » Berisha: Rama ik, Qeveri e droges ik!

By Redaksia on May 11, 2014. No Comments

10172615_294365870724327_7603513780426863658_n
Ish Kryeminstri Sali Berisha permes nje statusi te shkruar ne faqen e tij te facebook ka bere thirrje per largimin e kesaj qeverie, pasi sipas tij kjo qeveri eshte qeveria e baroneve te droges, malavites dhe kumbareve qe drejtojne edhe qeverine. Berisha, eshte i vetmi politikane shqiptare i cili kerkon per here te pare largimin e kesaj qeverie.

“Te dashur miq, Rama ik, Qeveri e droges ik, eshte thirrja qe buron sot ne mendjen dhe zemren e çdo shqiptari qe ka Shqiperine per dheun e tij me te dashur e qe do te jetoje ne kete vend ne liri, dinjitet dhe siguri.
Rama ik, Qeveri e droges ik, eshte thirrja e zemres dhe shpirtit e çdo te reje dhe te riu shqiptar qe e duan dhe i besojne Shqiperise me shume se te gjithe te tjeret dhe qe jane te vendosur ta bejne ate te bukuren e dheut, per veten dhe femijet e tyre.

Rama ik, Qeveri e droges ik, sepse sot ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te lire, malavita, baronet e droges, kumbaret dhe ndrikullat e saj drejtojne qeverine dhe agjensite e saj. Ata kane vendosur ne dispozicion te trafikut te droges aeroportet, portet dhe rruget e vendit”- shkruan Berisha.

Leave a Reply