Droga “pushton” Parlamentin 

Home » Aktualitet » Droga “pushton” Parlamentin 

By Redaksia on May 15, 2014. No Comments

kuvendi-i-shqiperise1

Parlamenti u pushtua nga debate të ashpra për trafikun e drogës. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama si baron të drogës, ndërkohë që Rama e ftoi Berishën dhe drejtuesit e tjerë të PD-së që të shkojnë në prokurori. Nëse provohet qofte edhe një akuzë, tha Rama, unë zhdukem nga jeta publike dhe i nënshtrohem ligjit. 

Sali Berisha, ish-kryeministër: Shqipëria, në 8 muaj qeverisje, u shndërrua në Kolumbinë e Europës me lejen, miratimin, aprovimin e Edi Ramës, këtij baroni droge”, tha ish-kryeministri Berisha.

Edi Rama, Kryeministër: Ta mbyllim këtu këtë debat dhe të biem dakord që: unë i pari, Saliu i dyti, adjutanti te SHQUP-i i treti, dhe e gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara

Avioni në Divjakë

prokurorëve të çështjes dhe nëse ju do të provoni jo të gjitha, por 1, qoftë edhe një të vetme, nga të gjitha akuzat tuaja, unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe çdo tjetër, dhe do t’i nënshtrohem çdo ndëshkimi. Ama të biem dakord që në rast të kundërt, nëse asnjë nga gjithë këto që ju keni ngritur në këtë valë llumi, dhe keni derdhur në veshët e të gjithë shqiptarëve, për lidhjet e mia me drogën nuk do të provohet, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë që do bëja vet. Dua vetëm të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohen me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë, 1 ditë si vullnetarë për të dizinfektuar Divjakën nga mushkonjat.

Sali Berisha: E di ç’më kujtove mua me këto fjalime?! Absolutisht fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës.

Edi Rama: Mbase për shkak të moshës dhe të mosqenit anëtar i Partisë së Punës, unë nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë ndonjë fjalim lamtumire, se po ta kishte bërë zotrote do kishe vdekur nga infarkti, sepse Hysni Kapo po vdiste dhe ti i ngele Vitos në prehër. Llogarite po të dëgjoje Enver Hoxhën të bënte një fjalim lamtumire.

Sali Berisha: Më duhet t’i them se së bashku me Mriken do ikni.

Edi Rama:
 Po atë lumëmadhin e Lazaratit, pse e sollët këtu atë? Po ai për çfarë erdhi, në emër të kultivuesve apo në emër të qëndrestarëve, se nuk e kuptova… Hajde përgjigju këtu. Pse, kurrë në jetën tënde, nuk pate kurajon të provosh përpara Prokurorisë dhe Gjykatës, 1 akuzë që i ke bërë gjithë këtyre njerëzve gjithë këto 20 vjet. Përgjigju vetëm për 1…

Me këto replika ka kulmuar seanca parlamentare, e nisur me kërkesën e artikuluar nga demokratët për seancë të jashtëzakonshme, për atë që ata cilësojnë “implikimin e strukturave të qeverisë në narkotrafik”.

Ndryshe nga sa demokratët ishin përgatitur që kërkesa e tyre të mos merrej parasysh, mazhoranca ka pranuar në konferencën e kryetareve t’i japë dy orë diskutime kësaj çështjeje. Kjo i gjeti opozitarët edhe pa fjalime të parapërgatitura në shumicën e tyre, por në fjalimet e tyre spontane patën të gjithë si kryefjalë, kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, kërkesë e artikuluar prej tyre në podium e Parlamentit dhe te njerëzit e mbledhur jashtë tij, ku deputetët demokratë dilnin me radhë për të mbajtur fjalime përpara protestuesve.

Pasi konsumuan deklarimet brenda dhe jashtë parlamentit, deputetë demokratë dhe protestuesit u larguan nga parlamenti pas fjalimit të fundit në podium të mbajtur nga deputeti Sali Berisha.

Sali Berisha: Ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Sot ishte fillimi i shkëlqyer. Qëndruat në shi dhe në të ftohtë përballë këtij parlamenti. Meritonit ju të ishit këtu në këtë sallë dhe jo këta që mbrojnë drogën, meritonit ju të ishit avokatët e shqiptarëve dhe jo këta baronë të drogës. Ne do të vazhdojmë betejën tonë.

Taulant Balla, deputet i PS: Bën mirë të rrish dhe të dëgjosh se kanë për të dalë ca gjëra që do të të shqetësojnë sot. Këto foto, janë  ato që tregojnë se si funksiononte trafiku dhe përse nuk është luftuar deri më sot. Kryetari i Komunës së Lazaratit në prani të ish-drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. Këtu është me Erzen Breçanin. Është një foto tjetër që e gjen krah për krah me ish-drejtorin e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Përse janë sot bashkë? Se janë prishur pazaret. Saliu iku se e dinte se sot do ta dalë edhe një lajm tjetër. Kjo godinë në plazhin e bukur të Lalzit i përket Sali Berishës. Gjatë kohës që protestohet këtu në Tiranë, gjatë kohës që mbahet peng parlamenti aty po punohet me shpejtësi, duhet mbyllur shpejt ndërtimi i katit shtesë në shtëpinë e Argita Berishës dhe Sali Berishës në Lalz sepse sot parlamenti miraton ligjin për legalizimet. Protestoni ju në shi, se Saliu nuk e ka mendjen fare tek ju, e ka mendjen tek kjo shtëpia që duhet përfunduar sot, duhet shtuar sot sepse ligji miratohet sot në parlament.

***

Ndër të parët në Kuvend e mori fjalën kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili deklaroi se PD-ja kishte kërkuar që seanca e sotme parlamentare të fokusohej tek çështja e trafikut të drogës, kërkesë që u pranua.

“Mazhoranca ka për detyrë të bëjë transparencë para qytetarëve në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit. Rama kaloi çdo limit kur tha se është thurur komplot kundër tij. Akuzat e ngritura disa javë më parë nga ne janë vërtetuar, por tani duam transparencë. Meta thonte se ishin avionë që spërkasnin mushkonjat, ndërsa Kryeministri tha me ironi se ishin mushkonja dhe jo avionë. Trafiku i drogës nga ajri ekziston, por më e rënda është se po fshihet dhe kjo ndodh se kryeministri është i implikuar”, tha Paloka.

/ Top Channel

Leave a Reply