Droge, proteste, trafik apo alternative ndryshe

Home » Aktualitet » Droge, proteste, trafik apo alternative ndryshe

By Redaksia on May 23, 2014. No Comments

10154265_774905472541451_1763282999601374548_nEduart Ndocaj, ish kandidat per deputet dhe kryetar i FDSH

Bashkekombas te mi, i ndjek me interes ngjarjet ne Shqiperi, sepse ajo eshte vendi im dhe se dyti tashme qe kam bere zgjedhjen te jemi ne politike eshte nje obligim qytetar per ta bere. Flitet shume per trafik droge, per droge te bere nga politikane, per avion qe ulen e qe norite. Flitet gjithashtu, se keto nuk jane te verteta, se keto perdoren nga kahet politike. Une, nuk preferoj te them as se jane te verteta e as se jane rrena. Preferoj te kishte nje pergjigje nga autoriteti i akuzes, nga autoritet e drejtesi apo edhe nga komisionet parlamentare.

Megjithate, duke pasur parasysh si kane perfunduar ceshtje edhe me te medha ne keto 20 vite, kam frike se edhe kete radhe shqiptaret do te kene shume xhurme, pak argumente e asnje te vertete.

Qe politikanet mund te bejne trafik, mund te bejne korrupsion ose mund ta konsumojne edhe vete, kjo nuk eshte risi, pasi keto jane te vjetra po aq sa eshte njerezimi.

Megjithate, shtetet perendimore u kane dhene gjithmone pergjigje skandaleve, kane deshkuar fajtoret e kane bere te mundur qe te qytetaret te besojne tek institucionet. Fatkeqesisht, Shqiperia vazhdon ne rrugen e zhurmave te medha ne sallonet e politikes, ku nuk ka asnje te ndeshkuar qofte juridikisht apo edhe moralisht.

Nuk ka asnje te “penduar”, nuk ka asnje te dorehequr. Por zhurme, zhurme, shume zhume! Flitet nga te gjitha palet per droge, te gjithe i dine se ku eshte droga, ku prodhohet dhe askush nuk ka guxim, apo deshire te shkoje dhe ta shkaterroje ate.

A ka ndonje shqiptare qe para se te votonte nje kandidat per deputet te ishte interesuar se cfare ka bere ai ne jete, si i ka bere parat e mbi te gjithe pse kerkon te behet deputet? Keto jane pyetje me elementare qe do te bente cdo qytetare i botes demokrate, te informohej per ate qe do ta perfaqesoje per kater vjete rrjesht ne nivelet me te rendesishme te vendimarrjes.

Shqiptaret sot kane objektiva shume me te medha perpara qe sigurisht, edhe pse i ndeshkueshem trafiku i droges, nuk i pengon qe te arrihen. Shqiperia ka integrimin europian dhe politika shqiptare me dashje apo padashje vazhdon ta pengoje hyrjen e saj ne Europe.

Mijere shqiptare qe jetojne jashte nuk kane mundesi te ushtroje te drejten e tyre te votes e te jene te perfaqesuar. Politika shqiptare vazhdon te sillet me menefregizem kundrejt ketij elementi baze te demokracise.

Shqiperia vazhdon te kete ndarje te medha mes politikaneve shume pasanik dhe popullit qe vuan per buken e gojes. Megjithate, shqiptaret vazhdojne te jene te duruar.

Shqiperia vazhdon te kete mijera te papune. Megjithate, politika shqiptare eshte e zene me zhurme. Nga keto qe tham lind pyetja: Zhurma e politikaneve eshte vetem per pushtetin e tyre apo edhe per permisimin e jetes tone? Duke analizuar keto vite kam pershtypjen se eshte vetem per pushtetin e tyre dhe nuk ka asnje objektiv per jeten e qytetareve.

Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndryshoje menyra e te berit dhe te menduarit politikisht. Gjithashtu, vetedija e ekzistences dhe e rolit aktiv ne politik  e qytetareve duhet te jene ne nivelet e nje vendi demokratik qe pretendojme me qene nje dite.

Leave a Reply