Edi Rama shpërthen para europianëve: Si mund të ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Sërbinë

Home » Aktualitet » Edi Rama shpërthen para europianëve: Si mund të ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Sërbinë

By Redaksia on May 28, 2014. No Comments

rama_38

Gjatë vizitës së tij në Holandë, kryeministri Rama ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, kushtuar Europës dhe procesit të zgjerimit të saj. Gjatë fjalës së tij, Rama shpjegoi se për Qeverinë që drejton integrimi evropian është ndërtimi I Europës dhe vlerave të saj në vend. 

Për mos dhënien e statusit të vendit kandit nga Unioni Europian Edi Rama shprehet hapur dhe pa doreza: “Besoj se Shqipëria ka nevoje për UE-në po aq sa UE ka nevoj për Shqipërinë dhe se Ballkanit i duhet UE-ja po aq sa UE-së i duhet Ballkani. Jam i sigurt se po flasim për diçka që 90% e parlamentëve në Evropë  nuk e dinë, statusi kandidatë, ata nuk e dinë se çfar është, e ngatërrojnë me antarësimin, por nuk është ajo, ska të bëjë madje as me bisedimet për antarësimin, është një instrument i ri që nuk u përdor as për polakët as për çekët, madje as me rumunët dhe bullgarët, është mjaft i ri si instrument dhe u shpik nga një italian siç shpiken këto lloj instrumentash nga mesdhetarët dhe jo nga Evropa veriore, u shpik nga Romano Prodi  për të shmangur luftën civile në Maqedoni. Ne spo ju kërkojmë para, nëse bëhemi vend kandidat ne nuk do marrim më shumë para nga taksa paguesit tuaj , por këta njerëz nuk e dinë ose nuk duan ta dinë dhe flasin për Shqipërinë sikur do të vinte të nesërmen për të futur duart në bankën Kombëtare të Holandës, kjo nuk është e vërtetë. Komisioni ështe ai që bënë vlerësimin, nëse ky proces nuk është objektiv dhe i përcaktuar atëherë secili në çdo parlament mund të ngrihet dhe të thotë Jo Jo se ka shum prostitucion që nuk është e vërtet, ne kemi problem me trafikimin e femrave por ne nuk kemi prostitucion, prostitutat gjenden ne Unionin Europian, sa për tju dhënë një shembull se flasim për krimin e organizuar,krim të organizuar me kë? Mes nesh? Nuk ka rendiment krimi i organizuar ndërmjet nesh sepse mjafton të shikojmë GDP-në tonë dhe raportin e korrupsionit në vendet e Unionit Europian për të kuptuar se për çfarë po flasim kur e bëjmë Shqipërinë simbol të korrupsionit dhe a mund të më thoni se sërbët që kan nisur negociatat  janë më pak të korruptuar apo kanë më pak problem  me korrupcionin?, ka disa parametra vlerësimi dhe janë të paqarta apo jo? Më tregoni mua lodhje nga zgjërimi por si mund të ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Sërbinë. Nëse jeni të lodhur jeni ndaj të gjithëve, kur un ndiej lodhje për dikë dhe jo për dikë tjetër atëher ka dicka që nuk shkon.Më falni por kjo është qesharake vërtet qesharake pasi Shqipëria gjendet në Europë dhe e meriton të bëhet pjesë e Unionit Europian’ , – tha Rama./klan.mk

Video nga min. 1:04

Leave a Reply