Familja dhe martesat Gay

Home » Aktualitet » Familja dhe martesat Gay

By Redaksia on May 31, 2014. No Comments

enkel demi

Nga Enkel Demi

Duke u përfshirë pa dashje në një debat në lidhje me martesat gay, kuptova se kisha përfunduar në pozita mbrojtëse, teksa më telendisën dhe më quajtën homofob. E gjitha kjo ndodhi, sepse unë besoj që e vetmja bërthamë që çon një shoqëri përpara është familja heteroseksuale.
Jemi përpara një lloj ksenofobie, e cila po mëkohet nga njerëzit që e mbajnë veten më të lirët të botës. Nëse përkrah familjen tradicionale etiketohesh si i prapambetur, injorant, homofob, konservator, djathtist i mykur, trupeshk, qënie e lënme pas dore e kështu me rradhë. Epitetet t’i derdhin si ujët e shiut njerëz që mbrojnë të drejtat e njeriut. Kjo, nuk ndodh, nëse dikush shprehet ditës për diell për martesat gay.
Gjithsesi dua të dalë pak jashtë sinoreve të mëmëdheut tonë. Ma merr mendja që pjesa më e madhe e lexuesëve të këtyre radhëve e njeh aktorin e famshëm britanik, Rupert Everett, i cili është deklaruar gay qysh prej 20 vjetësh. Ai guxoi të thotë: “Nuk arrij dot mendoj nëse ka gjë më të keqe për një fëmijë që të rritet nga dy etër”. Ai shton se një fëmijë ka nevojë për një babë dhe një nënë. Ndaj tij shpërtheu një fushatë histerike, e cila nuk ngjante me luftë brenda llojit, por me një farë ekspedite ndëshkimore.
Unë nuk kam kurrfarë të drejte të gjykoj një djalë apo një vajzë gay. I neveris ata që i mundojnë, fyejnë, persekutojnë apo i dhunojnë. Por, unë kam të gjithë të drejtën e Zotit të besoj dhe të përpiqem për familjen burrë grua si e vetmja bërthamë që garanton shoqërinë e sotme e të nesërme dhe kjo jo vetëm sipas mendimit tim.

Leave a Reply