Grupi i PD kallëzim penal për deputetët e PS, goditje për shkak të detyrës

Home » Aktualitet » Grupi i PD kallëzim penal për deputetët e PS, goditje për shkak të detyrës

By Redaksia on May 27, 2014. No Comments

Grupi i PD kallëzim penal për deputetët e PS, goditje për shkak të detyrës

Pas sherrit të sotëm mes deputetëve Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e përgjithshme ndaj deputetëve të mazhorancës për “Goditje për shkak të detyrës”. Në kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se deputetët e mazhorancës të përmendur më sipër e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikishtdeputetin Strazimiri.
“Ne datën 27 Maj 2014, ne ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, deputeti  Gent Strazimiri, antar i Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, ka qene ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi çështje brenda rendit të ditës sipas Rregullores së Kuvendit.  Për një moment është larguar nga salla e mbledhjes për një pushim të shkurtër në korridorin e katit të II të Kryesisë së Kuvendit. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht.  Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetasë, si një agresion tërësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të hesht. Jo vetëm për Grupin  Parlamentar te Partisë Demokratike, por për te gjithë deputet e Kuvendit te Shqipërisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme te  kujdeset për ushtrimin normal te jetës parlamentare te çdo deputeti.  Është po ashtu e rëndësishme qe te gjithë deputetet e kuvendit, te kenë si prioritet te tyre, përfaqësimin e zgjedhësve te tyre, ne përputhje jo vetëm me rregulloren dhe kushtetutën por edhe me etiken parlamentare qe duhet te udhëheqë secilin gjate ushtrimit te detyrës se tij shtetërore.
Duke qene te bindur ne luftën ndaj këtyre fenomeneve, ne çmojmë se veprime te tilla si ato te deputetëve te akuzuar Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko, dëmtojnë rende autoritetin e Parlamentit, dhe deputeteve te tij, si dhe marrëdhëniet juridike te vendosura për mbrojtjen dhe mirëfunksionimin e shtetit ligjor dhe te se drejtës ne Shqipëri. Subjekti i veprës penale, janë të akuzuarit Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko, të cilët sipas provave te bëra publike në media, e kanë agresuar deputetin Strazimiri, ne korridorin e Kryesisë së Kuvendit. Qëllimi dhe elementet e tjerë te kësaj vepre, dashja direkte dhe veprimet konkludente, janë evidente dhe ngelen për tu provuar edhe  nga hetimi i shpejte dhe efikas qe ju do te kryeni ne lidhje me te këtë vepër te rende agresive te dënueshme nga ligji.  Në fakt veprime të tilla kriminale dhe rrugaçërore, janë të pritshme nga eksponentë të caktuar të mazhorancës aktuale parlamentare, të cilët dyshohen seriozisht se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë vendit. Veprime të tilla kriminale dhe të koordinuara brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, kanë si synim final të tyre intimidimin e deputetëve të opozitës, me qëllim mosevidentimin prej tyre të lidhjeve kriminale midis eksponentëve të mazhorancës parlamentare dhe eksponentëve kriminalë.
Edhe pse synimi në vetvete është i dështuar dhe i pamundur të arrihet, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpesh bindjen se individë të tillë duhet të marrin edhe ndëshkimin sipas ligjit, për veprimet e tyre kriminale. Në funksion të evidentimit të faktit nëse z. Armando Prenga alias Edmond Prenga është recidivist në kryerjen e veprimeve kriminale, kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme që të verifikojë rekordet kriminale për këtë shtetas, brenda vendit dhe në shtetin fqinjë Itali. Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, ka patur dhe do te këtë gjithmonë ne vëmendjen e tij, respektimin e marrëdhënieve te vendosura për mbrojtjen e veprimtarisë parlamentare te deputeteve dhe sigurisht, përmbi te gjitha mbrojtjen e jetës se deputeteve, nga çdo agresor, qofte ky edhe “deputet”. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni Juaj, do te veproje ne mënyrë te shpejte, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rruge te këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse. Çdo veprim i juaj në respekt të ligjit është përgjigje ndaj agresionit në vetvete, por mbi të gjitha ndaj mbrojtjes së vlera dhe parimeve të demokracisë funksionale”, përfundon kallëzimi penal.

 

Leave a Reply