Interviste eskluzive- Eduart Ndocaj flet per gazetaarberia.com duke mbrojtur te perndjekurit e sulmon enverizmin

Home » Aktualitet » Interviste eskluzive- Eduart Ndocaj flet per gazetaarberia.com duke mbrojtur te perndjekurit e sulmon enverizmin

By Redaksia on May 31, 2014. No Comments

10154265_774905472541451_1763282999601374548_nEduart Ndocaj, kandidati per deputet i PS ne Lezhe permes intervistes eskluzive te dhene per gazetaarberia.com i dergon Rames mesazhin qe te shkeputet nga Meta e te distancohet nga Diktatori. Ai i kerkon Rames te denojne komunizmit dhe krimet e tij, te qeveris me ish te persekutuarit e jo me hajdutet.

 

Z. Eduart Ndocaj, ju keni qene kandidat per deputet i PS ne Qarkun lezhe. Pse zgjodhet pikerisht PS?

Zgjodha PS, sepse mu duk e vetmja alternative per nje demokraci. Po ajo u cungu kur u bashkua me Ilir Meten. PS pasi beri kualicion me LSI, humbi identitetin e saj dhe motivimin per te cilen e kishin votuar shqiptaret. Programi i Rilindjes, qe ishte per nje rilindje te shqiptareve e qe ne e prezantuam ne cdo takim elektoral, me hyrjen e PS ne kualicion me LSI, jo vetem qe nuk u zbatua ne asnje shkronje, por u zevendesua me doktrinen e LSI: vjedhje, abuzim me pushtet dhe korrupsion.

 

Edhe pse kontributi juaj ka qene decisiv per fitoren e PS ne Lezhe, ju sot nuk jeni pjese e vendimarrjes. Pse?

Mund te them me bindje se fitorja e PS ne Lezhe eshte fale kontributit tim. Kete tashme e dine te gjithe. Mjafton te shkosh ne Lezhe e te pyesesh per mua qytetaret e do te marresh kete konfirmim qe ju thash. Megjithate, eshte e vertete se edhe pse kontribuova ne fitoren e PS une vazhdoj te mos jeme pjese e vendimarrjes, sepse PS ne Lezhe zgjodhi te bashkepunoje me skuadren me te korruptuar te historise shqiptare, LSI e Ilir Metes. Une, kam nje histori te gjate familjare fisnikeri qe bien ndesh me marifetet mafioze te LSI. Pastaj, ka edhe nje te vertete tjeter qe pak e dine dhe nuk e kam thene me pare. Une, kam qene nje kundershtar i forte brenda Rilindjes kunder hyrjes ne kualicion me LSI. PS, nuk zgjodhi ish kandidatin e tij, mua, qe rrjedhe nga nje familjet me fisnike te Mirdites, por zgjodhi Ilir Meten e videos se Gimit.

 

Familja juaj eshte nje bajrak ne Mirdite dhe e persekutuar ne kohen e Regjimit. Sot Enver Hoxha po vleresohet pozitivisht nga PS dhe LSI. Po ta dinit se do te ndodhte keshtu a do te pranonit te garonit per PS?

Po eshte e vertete se jemi familje Bajraku dhe ne te njejten kohe te persekutuar pa asnje arsye per 45 vjet vetem pse ishim fisnike e nuk pranuam te nenshtrohemi e behemi spiun. Une, kam jetuar per 20 vjet ne Itali ku edhe kam sipemarrjet e mia te sukseshme e nuk e mendoja se akoma ne Shqiperi kishte njerez apo parti qe kerkojne rikthimin e Enverit. Per me teper PS. Po ta dije se sot idhulli i PS do te ishte Enveri, me ta ne zgjedhjet e fundit do te isha ne nje opozite te forte. Megjithate, kjo do te thote se une kam bere hapa para e sot nuk jam me i persekutuar, por njeri i respektuar ne zemren e Europes e ndersa PS per fat te keq deshmon se po ben hapa mbrapa duke kthyer hijen e urryer te PPSH.

 

Ka 20 vjet qe ish te persekutuarit vazhdojne te jene te persekutuar dhe te tallur. Ngritja e kultit te Hoxhez eshte nje vrasje per se gjalli per ta. Cfare mendoni ju per kete?

Edhe pse ka 24 vite e demokracis vazhdon e njejtahistori, ku  jane shperblyer vetem ish komunista dhe udheheqja e komunizmit me pak fjale esht shperblyr persekutuesi e jo te persekutuarit. Premtimet e z. RAMA ishin se do vente drejtesi per te perdjekurit. Kete e ka bere ne pranine time ne nje takim elektoral ne Lezhe duke se u thene te persekuarve se vuajtet per ta do te merini fund me ardhjen e PS ne pushtet. Kjo nuk po ndodh, sepse me pas bashkimit me Ilir Meten,  nje nder njerzit me te korruptuar ne kte vend, PS ka humbur identitetin e saj. Meta po lobon me shum zell Enver Hoxhen sikur ta kishte babe e kete po e ben sepse ai si kali i trojes kerkon shkaterrimin e PS.

 

Cfare mendoni per te ardhmen e qeverise Rama-Meta?

Une,  kam shpres qe populli duhet te marri situaten ne dore sic beri me 23 qeshor ta rrezoje kete qeveri te gjysmuar nga LSI. Ne votuam apo luftuam per Rilindje pa Ilir Meten. Ilir Meta kishte 6 vjet qe qeveriste me Berishen dhe nuk mund e nuk duhet te ishte edhe pjese e Qeverise se re te formuar pas zgjedhjeve te 23 qershorit. Qeveria e Mete po deshmohet se eshte qeveria e droges.

 

Intervistoi: Alban Daci, kryeredaktor

 

Leave a Reply