Kosovë, Jacobson inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje

Home » Aktualitet » Kosovë, Jacobson inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje

By Redaksia on May 15, 2014. No Comments

Kosovë, Jacobson inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se pret që zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të jenë të lira, transparente dhe të drejta, si dhe të avancojnë demokracinë e Kosovës.
“Transparenca, shenjtëria e votimit, është një gjë e rëndësishme. Gjëja e dytë është pjesëmarrja”, ka thënë Jacobson në takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton ReL.
Ajo ka shtuar se OSBE-ja është e gatshme të japë asistencë, ashtu si edhe ambasada e SHBA-së.

 

Leave a Reply