Lori e BB7, mes Seldit dhe Sinanit

Home » Aktualitet » Lori e BB7, mes Seldit dhe Sinanit

By Redaksia on May 12, 2014. No Comments

Lori e BB7, mes Seldit dhe Sinanit

Bukuroshja nga Pogradeci, Lori Hoxhallari e cila u eliminua të premten nga shtëpia më e famshme “Big Brother”, rezulton të ketë qenë “kukulla” e këngëtarit Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliut.

Modelja e cila prej pak kohësh ka nisur karrierën e saj, ka qenë pjesë e disa spoteve publicitare dhe videoklipeve, ku një prej videoklipeve në të cilat Lori është figurë kryesore është kënga “Kukulla” e këngëtarit Sinan Hoxha.

Në videoklip, Lori shfaqet mjaftë ekzotike, ku si “kukull” ka marrë mijëra klikime.

Me herët Lori, ka shprehur dhe dëshirën për të ecur në modeling dhe në fushën e televizionit, ku duket se hyrja në “Big Brother 7” ka lënë dhe gjurmët e saj për të ecur në fushën e modelingut.

Lori prej tre vjetësh merret me fushën e modelingut, të cilën e sheh si mundësi përfitimi ekonomik për familjen e saj.

Ajo ka pasur shumë eksperienca në këtë fushë dhe jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, si në Kosovë, Itali etj.

Lori ka filluar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, por për shkak të një mundësie të mire punësimi në Milano në fushën e modelingut, i është dashur t’i ndërpresë ato. (Shqiptarja)

Leave a Reply