Në veri gjendje e njëjtë edhe pas zgjedhjeve lokale

Home » Aktualitet » Në veri gjendje e njëjtë edhe pas zgjedhjeve lokale

By Redaksia on May 14, 2014. No Comments

Në veri gjendje e njëjtë edhe pas zgjedhjeve lokale

Situata në veriun e Mitrovicë ende mbetet e brishtë pavarësisht organizimit të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së kryetarëve të katër komunave veriore.

Madje, sipas analistëve të pjesës veriore, gjendja në veri është edhe më e keqe se sa ka qenë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

E, fajtorë për këtë shihen të jenë Prishtina, Beogradi e Bashkësia Ndërkombëtare, pasi marrëveshja e Brukselit po zbatohet vetëm kur po dëshiron Beogradi.

Këshilltari komunal i komunës së Mitrovicës së Veriut, Nedzat Ugljanin tha në Qendrën Mediale në Çagllavicë, se pavarësisht mbajtjes se zgjedhjeve dhe krijimit të pushtetit në veri, për fat të keq, këtë pushtet ende nuk janë duke e ndjerë.

“Është tashmë e ditur që funksionaliteti dhe puna e Kuvendit komunal veprohet në kushte me së të vështira. Ne presim që statuti ose të miratohet ose t’i dorëzohet gjykatës. Më qenë se kam marr pjesë në hartimin e këtij statuti dhe duke qenë se mos të ketë zgjedhje të reja, madje mund të ketë, dhe nëse me qilim është bërë gabimi që pika e katër e rendit të ditës të jetë edhe betimi i kryetarit të KK, ne me atë rast e kemi miratuar statutin, është nevojitur vota ime dhe ka qenë vendimtare”, tha Ugljanin.

Ugljanin theksoi se këshilltarët komunal në pjesën veriore të Mitrovicës, veprojnë në një rajon që është mjaft specifik, ku nuk ka funksionim të ligjit.

Sipas tij, në përputhje me kushtet që janë është shumë e nevojshme që të krijohen kushte për një punë normale.

Ndërkohë, analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se marrëveshja e Brukselit është pjekur që të jetë sa më shumë kuptimëshe që gjithsecili ta kuptoj atë në mënyrën e vet, derisa sipas tij, kur vjen puna të realizohet në teren, kjo realizohet më vështirë.

Spahiu thotë se mekanizmat ndërkombëtar të cilët kanë qenë lehtësues të dialogut , nuk kanë krijuar ndonjë mekanizëm, që është arbitri, se si do duhej të zgjidheshin çështjet konkrete.

Megjithatë, ai pret që pas zgjedhjeve parlamentare proceset në atë pjesë të marrin hov.

“Unë pres që ndoshta pas zgjedhjeve nacionale në Kosovë, ku është vendim i Beogradit dhe shumicës se serbëve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje madje unë pres që serbët të marrin pjesë me shumë se sa që marrin pjesë komuniteti shqiptarë në këto zgjedhje, pikërisht për shkak të nxitjes së Beogradit dhe për shkak të motivimit që të ketë me shumë përfaqësues deputet serb në Kuvendin e Kosovës. Kjo në një mënyrë është e keqe për demokracinë sepse nuk do të ketë hapësirë pasi do të varet gjithçka në Beograd, pasi iniciativat individuale, nuk do të kenë ndonjë shansë”, theksoi Spahiu.

Mirëpo, ndryshe mendon analisti serb Marko Jakshiq, i cili thotë se gjendja në veri është ndoshta edhe më e keqe se sa ajo që ka qenë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Personalisht me themelimin e komunave të reja unë si qytetarë nuk shoh ndonjë përmirësim, madje mendoj se situata është shumë më e keqe se sa para këtyre zgjedhjeve dhe veriu gradualisht po vdes. Njerëzit në veri me shumë mendojnë për të shkuar se për të qëndruar dhe ky është problem real për të cilin askush nuk dëshiron të flas”, thotë Jakshiq.

Jakshiq thekson se puna dhe vendimet e kuvendeve komunale dëshmon se marrëveshja e Brukselit funksionon vetëm pse dëshiron Beogradi dhe ai është që bënë presion në vetëqeverisjen lokale.

Ndërsa, Aleksandër Stojanovic nga shoqëria civile në pjesën veriore n uk pajtohet se nuk funksionon asgjë në pjesën veriore, pasi jeta e përditshme zhvillohet normalisht.

“Në aspektin politik vërtetë është ndryshe pas rrethit të parë të zgjedhjeve nuk do të thosha që ka pasur ndonjë hap të madh, sepse komunat ende nuk janë funksionale dhe dikush që jeton atje, dhe që merret me shoqëri civile kanë shumë pak informacione që është diçka shumë e gabueshme. Mendoj që njerëzit shumë pak dinë rreth marrëveshjes së Brukselit çka mund të pritet nga kjo sepse ka interpretime të ndryshme dhe mbretëron një klimë që ajo që do të implementohet do të jetë në kuadër të 1244 dhe statusi të jetë neutral”, thekson Stojanovic.

Ai i quajti të ngutshme zgjedhjet parlamentare, duke thënë se do të mbesin shumë parti pa marr pjesë në këto zgjedhje pasi është koha e shkur tër për tu regjistruar.

Panelistët patën mendime të ndryshme edhe rreth daljes së serbëve në zgjedhje, duke thënë se pjesë që e kuron bojkotin është më e madhe, se sa pjesa që dëshiron pjesëmarrjen. /kosovapress/

Leave a Reply