Pas Lezhes, Tetoves edhe SHBA i thone Jo Metes! PS e vetmja vazhdon t’i thote vetem po

Home » Aktualitet » Pas Lezhes, Tetoves edhe SHBA i thone Jo Metes! PS e vetmja vazhdon t’i thote vetem po

By Redaksia on May 9, 2014. No Comments

Screen Shot 2014-05-09 at 9.47.39 PM

Bashkëkryetarit të qeverisë, Meta i refuzohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Një vizitë e paralajmëruar edhe nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit se do të realizohej në javën e dytë të muajit maj, nga burime diplomatike saktësohej se ajo është refuzuar në Uashington. Metës po ashtu i janë anuluar të gjitha takimet që kishte programuar.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka një reagim nga Kryetari i Kuvendit, vetë Meta e ka pohuar se, nuk do të udhëtojë drejt Uashingtonit ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Arsyet e refuzimit të vizitës së Metës në SHBA kanë të bëjnë me reagimin mjaft të ashpër të politikës amerikane dhe vendeve aleate në lidhje me thyerjen e embargos së naftës ndaj Iranit nga qeveria Rama në muajin mars të këtij viti.

Meta do të udhëtonte drejt Uashingtonit me një axhendë mjaft të ngjeshur. Burimet diplomatike saktësojnë se për të hartuar këtë axhendë është paguar një shumë e majme parash. Kjo pagesë është bërë për shkak se vizita nuk ka qenë e programuar, por e kërkuar me ngulm nga Rama dhe Meta.
Duke qenë se Rama është tashmë një person jo i dëshiruar në Uashington, ai i ka kërkuar Metës që të lobojë pranë Departamentit të Shtetit për zbutjen e zemërimit të aleatëve të Shqipërisë për këtë thyrje të embargos. Jo gjithçka ka shkuar ashtu sikurse pritej. Ndërsa në fillim Meta ka konfirmuar disa nga takimet, vetëm tre ditë më parë, ka ardhur një përgjigje befasuese dhe mjaft e qartë. Atij I është refuzuar vizita dhe i janë anuluar të gjitha takimet.

Qarqe politike dhe lobuese në Uashington janë tashmë tepër të irrituara me qëndrimin e Ramës ndaj Iranit. Mjaft prej tyre po flasin hapur dhe po kërkojnë deri vendosjen e sanksioneve ndaj Tiranës zyrtare, ndërsa më radikalët po kërkojnë edhe një rishikim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tiranës sikurse edhe një ngrirje të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit. /opozita.com/

Leave a Reply