Përleshja e dy kohëve

Home » Aktualitet » Përleshja e dy kohëve

By Redaksia on May 18, 2014. No Comments

1392079_727952240596234_7990508183353949809_nAnila Dahriu

Përleshja e dy kohëve Kohët e fundit ose më saktë, dhe, jam e ndërgjegjshme, nuk kam shkruar asnjë rresht për vendin tim. Mendimet i kam lënë atje, diku në fshehtësinë e mendjes, të ngrira si statuja, ku ndiejnë rebelimin tim..Dhe, duan të dalin në dritë.. Unë i qetësoj duke ju thënë, ja dhe pak…pak durim. Do të më pyesni përse? Dikush më shkroi një ditë, që ti nuk je bijë e Garibaldit, po bijë e Skënderbeut të madhe….Të dy këta legjendar ngjasojnë shumë. Të dy i njoha, vetëm nga rreshtat e historisë shekullore. Skënderbeu ,ky shpëtimtar i vendit tim, ku këtu e njohin mirë, dhe, disa qyteza në vendin ku jetoj, flasin gjuhën e lashtë të tij, dhe, në shkollat e tyre,mësohet shqipja jonë, e bukur. Herë herë ndihem keq, kur lexoj historinë e shtrembëruar nga hyrja kohës demokratike, moderne, në vendin tim,dhe luftës së akademikëve për të na çrrënjosur të vjetrën, ku u lodhën kaq shumë në të kaluarën ,në diktaturën gati 45 vjeçare, të na i rrënjosnin në qelizat e trupit. Garibaldi fisnik, statujë gri në mes shtratit të Italisë së bashkuar,përkëdhel dhe grindjet e bijve, ku si mish ngrënës në shenjë, po rrjepin dhe atë palybërsi të hedhur, në petkun e saj..Heshtja vazhdon…Të dy baballarët e mi, ngjasin në këtë pikë. Ndryshimi i tyre është,dhe unë si një bijë e dhembshur që jam,sepse miqtë e mi, unë jam dhe bijë e Garibaldit, ku çdo ditë hedh hapat në truallin e tij. Ku më fisnikëroj ndërgjegjen dhe, me skaliti durimin. Ky vend, më bëri një njeri kokëçarës, ku dhe mishngrënësve të përditshëm, u rrëfej copën e mishit tim, ku duan ta copëtojnë nëpër dhëmbët e tyre, të uritur ,dhe më pas,ta tresin në gazrat, e tyre gastrite pa mëshirë, ku të ushqejnë trurin me ndjesinë time…Unë i lë vetëm të kuisin, dhe të zvarriten ,si zvarranik të humbur. Në fillim ,këta mishngrënësa revoltohen, ngrihen si kuaj të ngordhur ,por mjaftë të egërsuar,duan të qëllojnë mes hapësirës boshe, ku unë rishtaz shmangem, sepse kam parashikuar çdo gjë. Ulërima dëgjohen nga larg, nga një grup njerëzish. Revoltimi ndër sytë e tyre prek ajrin e pastër.”Unë për këta shpirtra, që ulërrasin në mbrojtjen time, jam një kokë inteligjente. Kjo, më ngazëllon, dhe më bën të ndihem krenare. Kisha menduar gjithmonë, që bija e Skënderbeut, reflekton kornizën e mishngrënësve, me konturat e sakta, të esseve antike,dhe për këtë formonte harqe, me shtiza të mprehta, që një ditë pas shumë tunelesh të fshehta,të krijuar pa ditur askush,të fitonte lojën e shahut, ku kish kohë ,që kish filluar ashpër. Mishngrënësat ulërinin duke më kërcënuar”Shko nga ke ardhur,je vetëm një e varfër e vdekur”..Unë buzëqesh duke i përgjigjur: “Një e varfër e vdekur..po jo, një hajdute e mishrave”. Këtu loja e shahut është e përgjakshme, ku mishngrënësat pastrojnë dhëmbët,që të bëhen më të mprehtë,për të shqyer lëkurën time, dhe të tjerë si unë. Për këtë unë ngelëm bijë e Skënderbeut krenare,dhe bijë e Garibaldit, sepse më forcoj moralin dhe lirinë e vetvetes!

Leave a Reply