Perse politika ime eshte nje beteje edhe kunder LSI

Home » Aktualitet » Perse politika ime eshte nje beteje edhe kunder LSI

By Redaksia on May 10, 2014. No Comments

10169210_762555637109768_3852655626768228425_n

Eduart Ndocaj, Kryetar i FDSH

Kohet e fundit kush me ka ndjekur si kryetar i FDSH, si nje politikan dhe mbi te gjitha si nje shqiptar qe punoj e dua nje Shqiperi me te mire, mund te kene pare se nje beteje e rendesishme e imja politike eshte edhe kunder LSI.

 

A eshte kjo nje beteje personale? Ne politike nuk ka beteja personale, por beteje vizionesh, idesh e konceptuale. Megjithate, formimi individual e personal i cdo njeriu, ben qe te kete edhe diferenca te medha ne linjat politike. Ne kete kendveshtrim, u jam formuar me idene e punes, te emigracionit qe ne moshe te re dhe deshires per te bere diference fale aftesive dhe ndershmerise. Ndersa, Ilir Meta ne partine tij percjell frymen e formimit te tij personal. Ai nuk ka punuar asnjehere ne jeten e tij, puna e pare e tij ka qene ajo e Kryeministrit e keshtu me radhe deri me sot.

 

Beteja ime kunder LSI eshte menyra se si i shikoj une gjerat dhe si i shikon Ilir Meta.  Une, jam edukuar duke respektuar ligjin, rregullat e tregut te lire. Jam rritur me ndjenjen e dashurise per vendin tim, ndjenje e trashguar brez pas brezi, por rritur me shume gjate viteve te emigracionit, te cilet me kane bere te kuptoje, se Bota te ofron gjithcka, por ate qe te ofron vendi jot, pa te marr asgje nuk ta afron askush. Ndersa Ilir Meta eshte rritur me bindjen se Shqiperia eshte nje mundesi per tu pasuruar.

 

Beteja ime e mirefillte kunder LSI daton me angazhimin tim politik si kandidat ne Lezhe. Ne fushate pashe gjerat qe nuk i dija se ekzistojne ne Shqiperi. Pashe se kjo LSI (qe une nuk e konsideroj parti) kishte parim qe voten nuk e merrte sipas demokracise, por ate e blente me stil mafioz. Kush ka qene me mua ne fushate ne Lezhe e di shume mire se per cfare po flas.

 

Ndarja e dyte e madhe mes meje e LSI (ose klanit familjare) eshte pas zgjedhjeve. Une, nuk kam qene kurre dakord qe PS, per te cilen isha kandidat te bente nje kualicion qeverises me LSI, me te cilet kishim pasur perplasje te forta politike dhe dallime te medha per qeverisjen e vendit.

 

Ndarja e trete e madhe mes meje e LSI eshte rasti i qeverisjes se Lezhes. LSI, per te gjithe qytetaret e Lezhes eshte nje “tomor”, nje trup i huaj qe po infekton nje trup te shendoshe. Modeli i qeverisjes i LSI eshte nje model i turpshem qe e ka shenderruar Lezhen ne nje qytetet ku mbizoterojne klanet politike te kesaj pseudopartie dhe ku qytetaret e ndershem dhe militantet e ndershem te PS jane kthyer ne qytetare te nenshtruar.

 

Ndarja e katert e madhe mes meje e LSI eshte edhe nje koncept demokracie. Kjo ka perseri lidhje me Lezhen, por tashme po behet nje realitetin ne gjithe Shqiperi. LSI, ne Lezhe eshte nje parti qe nuk ka as 10% te elektoratit dhe drejton duke qeverisur 90% te qytetareve. Pra, minoranca eshte kthyer ne shumice, e kjo ka ndodhur per shkak te disa pazareve, shitjeve te bera nga perfaqesuesit e PS ne qarkun Lezhe, qe jane shitur plotesisht tek LSI, duke braktisur elektoratin e tyre e duke braktisur nje qytet te tere ne duart e nje modeli qe nuk meriton te jete model politik per tu mbeshtetur e per te qene i bashkeqeverisur.

 

Ndarja e peste e madhe mes meje dhe LSI eshte fakti se kjo e fundit nuk duhet te jete me pjese e kualicionit me PS. Une, mendoj se ne Lezhe ka shume qytetare qe mendojne keshtu sic mendoj une, por ndoshta jane te kturrur e te trembur per tu fshaqur publikisht. Atyre u bej thirrje qe te mos keni frike nga e keqja, sepse ajo sherohet duke u luftuar. Une, e kam bere i pari hapin para me guxim, kush mendon si une dhe kerkon nje Lezhe e nje Shqiperi ndryshe le me te ndjek mua.

Leave a Reply