‘Populli serb po zhduket’

Home » Aktualitet » ‘Populli serb po zhduket’

By Redaksia on May 11, 2014. No Comments

serbeDemografët në Serbi kanë vënë alarmin. Ata mendojnë se në rast se vazhdohet me ritmet aktuale, kombi serb mund të zhduket një ditë. Në 10 vitet e fundit, Serbia po përjeton një katastrofë demografike. Të rinjtë e braktisin vendin dhe largohen jashtë tij për një jetë më të mirë dhe ka fshatra në provinca të humbura të Serbisë jo më me shumë se 3 shtëpi. Për këtë fenomen tragjik për popullin serb, kanë shkruar edhe vetë mediat serbe, si Blic dhe InSerbia. Se sa e keqe është situata, mjaft të kujtosh faktin se në plot 1.457 vendbanime të Serbisë, nuk ka lindur as edhe një fëmijë. Studiuesit thonë se në rast se do të duhej që situata të kthehet në normalitet, duhet që së paku një çift të lindë 3 fëmijë, gjë që është gati e pamundur. “Nga numri i përgjithshëm i çifteve që kanë fëmijë, çdo i dyti ka vetëm një fëmijë. Situata është shqetësuese”, thotë shefja e sektorit për regjistrim në Entin e Statistikave të Serbisë, Snezana Lakceviç, raporton Blic. Mediat e shtetit serb e kanë raportuar shpesh herë këtë problem, si një rrezik ekzistencial për popullin. Madje, edhe vetë ai që serbët e quajnë “baba të kombit”, Dobrica Çosiç ka pranuar se Serbia e ka shumë problem pjesën e natalitetit të popullësisë.Dionis Xhafa

 

Leave a Reply