Presidenti Putin viziton Kinën

Home » Aktualitet » Presidenti Putin viziton Kinën

By Redaksia on May 20, 2014. No Comments

Presidenti Putin viziton Kinën

Në prag të samitit përmes të cilit Rusia dhe Kina shpresojnë të thellojnë marrëdhëniet, presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Kinë.  Sipas agjencisë “Xinhua” dy vendet pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërsa dy liderët do të shënojnë dhe nisjen e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake të marinave përkatëse.
Samiti vjen në një kohë kur Rusia dhe Kina po përballen me kritika në lidhje me çështjet e Ukrainës dhe atë të Detit të Kinës së Jugut.  Vizita shënon udhëtimin e parë të zotit Putin në Kinë që kur presidenti Xi Jinping mori drejtimin e vendit.

Leave a Reply