Pse gjithe kjo percarje mes nesh. E drejta votes se Emigranteve eshte ne te miren e te gjitheve

Home » Aktualitet » Pse gjithe kjo percarje mes nesh. E drejta votes se Emigranteve eshte ne te miren e te gjitheve

By Redaksia on May 18, 2014. No Comments

Eduart Ndocaj, Kryetar i FDSH

10329251_1425775117692978_8867409917742717036_nUne, bej pjese tek ato pak persona qe politikes nuk i kam hyre per pasuri personale, per xhepat e mi, per interesat e mi apo per punet e mia, sepse te gjitha keto i kam realizuar me mund e me djerse e pa mbyrrje mund te them se ne planin personal nuk me mungon asgje. Megjithate, sic thote Aristoteli, se njeriu eshte kafshe politike dhe une jam plotesisht dakord me kete shprehje e cila nenkupton faktin se po te cosh nje njeri ne ishull, edhe pse mund te kete te gjitha te mirat materiale, por nese eshte i vetem ai nuk jeton gjate dhe vdes nga vetmia. Pra, nese ne nuk konktribuojme per te miren sociale, per trupin social do te thote se nuk gjejme lumturine e konsumojme vitet ne qejfet tona, por ne vetmi.

Ne konceptin se njeriu eshte kafshe politike vendosa te hyj ne politike e te marr persiper beteja qe do te ndryshojne jeten e te gjitheve, jeten e trupit social. Por, sigurisht keto beteja jane te veshtira e nuk mund te fitohen te vetme ne beteje. Une, kam nisur betejen per shtetin e se drejtes dhe per demokracine duke kerkuar realizimin e votes se emigranteve.

Megjithate, ajo qe kam kuptuar e per te kuptoj eshte se fakteqesisht, trupi social perdoret nga politika e monopolizohet prej saj. Shume miq kane filluar te me thone, ti ke gjithcka, pse merresh me politike, pse sulmon LSI, pse kerkon gjera te drejta? Nuk me shqeteson fakti se keta miq me thone keshtu, por me shqeteson fakti se si ka mundesi shqiptaret edhe pas 100 vitesh shtet nuk mendojne te pavarur sipas mendjes se tyre, por vazhdojne te jene te manipoluara nga politika.

Keta mendime nuk jane te njerezve te thjeshte, te miqve te mi, por te atyre politikaneve qe kane marr peng vendin tim (vendin tone, Shqiperine) dhe me ide sabotuese duhet te krijojne nje opinion te pergjithshem se eshte e kote te behen beteja, sepse humbja eshte e sigurt. Pra, edhe kundrejt meje kane nisur te qarkullojne ide te tilla, jo per te bere miq e qyterater kunder meje, por per me krijuar mua nje ndjenje pesimizi e keshtu une te heq dore ne idealet e mia, te cilat kane per qellimin trupin social dhe mirefunksionimin e tij.

Une, kam vene ne dispozicion te betejave te mia politike, pasurite e mia, personalitetin tim dhe impenjimet e mia. Nuk kerkoj asgje tjeter nga bashkekombasit e mi, dua qe ata te me kuptojne se une po luftoje per te miren e perbashket dhe per kete arsye te gjithe se bashku duhet te luftojme deri ne fund te kesaj beteje. Ne Diaspore, ka mijera intelektuale, punetore, profesioniste dhe qe prej vitesh as nuk respektohen ne Shqiperi e as nuk perfaqesohen.

Une, kam nisur betejen time per te drejten e votes e kerkoj mbeshtetjen e cdo shqiptari ne Diaspore qe kjo beteje te fitohet me sukses te konkretizohet me te drejten e votes se diaspores. I ftoj te gjithe shqiptaret ne Diaspore te behen pjese e Peticionit per drejten e votes qe ka nisur Fronti Demokristian Shqiptar qe e drejtoj une. E drejta e votes se emigranteve nuk eshte ne te mire te FDSH, ne te miren time, por ne te miren e te gjithe shqiptareve qe jetojne jashte. Nuk duhet akoma te vazhdojme te jemi naive me koncepte xhelozie mbi nocionet e pronesise per aksione qe na perkasin te gjitheve.

Leave a Reply