Reforma sipas qejfi dhe po nga te njejtet

Home » Aktualitet » Reforma sipas qejfi dhe po nga te njejtet

By Redaksia on May 21, 2014. No Comments

page6-1105-fullAlban Daci

 

Tani jane ne proces kater reforma te rendesishme, qe ne nje menyre apo tjeter perbejne zemren e funksionimit te demokracise dhe vete shtetit Ligjor.

 

– Reforme e KZQ. Ajo qe vihet re eshte fakti,  pritet te kete nje reforme per KQZ, ndersa vete Kodi Zgjedhor vazhdon te jete antikushtetues, me lista te mbyllura e le sovranitetin ne dore te subjekteve politike dhe jo sovranit.

 

– Reforma per ndarjen administrative. Pritet qe te kete nje reforme te ndarjes administrative. A ishte e domosdsoshme nje gje e tille? Une, jam i diese qe modeli qe ishte persa i perket pushtetit lokal eshte shume i mire, e kam fjalen per bashkite dhe komunat. Ndoshta duhet te shqyrtohej funksioni i qarkut dhe i perfektit. Jane dy subjekte shume te fryra dhe ne te njejten kohen cenojne autonomine e pushtetit lokal. Gjithashtu, duke pasur parasysh se tashme eshte tradite se kush ka pushtetit qendron keqperdor politikisht pushtetin lokal, mendoj se duhet te shqyrtohet duke nderhyre ne Kushtetute. Pershembull personalisht nuk jam dakord me nenin 110, pika 4 (Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun). Kjo pike e nenit 110 e dhjete praktikisht e cenon autonomine e pushtetit lokal, duke pasur parasysh se thuajse gjithmone Keshilli nga nje organ i drejteperdrejt perfaqesues kunder votes, sic eshte kryetari i bashkise apo Komunes. Kthehet ne nje organ politik, ku qellimi nuk eshte ruajta e perfaqesimit qytetare, por mbajtja e peshave politike.

 

– Reforma ne Arsim. Arsimi eshte shtylla me e rendesishme e nje vendi, garancia e nje zhvillimi ekonomik, kulturor, artistik etj. Pra, eshte vete e ardhmja. Kjo reforme me shume se nje reforme e gjera, po me duket nje reforme per qellime politike dhe te klaneve qe jane te lidhura me arsimin. Se pari, nje reforme kaq e rendesishme nuk duhet te jete vetem nje reforme qeveritare, por duhet te jete nje reforme e te gjitha paleve si dhe nga bota e akademikeve dhe shoqerise civile. Fakti qe kjo reforme po mbahet si monopol qeveritar dhe duke mbetet ne oskuritet, rrit pasigurine se kjo reforme ka per qellim permisimin e gjendje arsimore ne vend. Perkundrazi, kam frike se kjo reforme ka qellim klienteliste.

 

– Reforma ne Keshillin e larte te Drejtesise. Mendoj se Drejtesia shqiptare ka nje ser problemesh, qe nuk lidhen vetem me korrupsionin, qe tashme nuk eshte nje risi, por me gjithe shkollen e te menduar ne kete fushe. Problem i madh i drejtesise shqiptare, lind qe ne universitet per drejtesi, te cilat kane probleme te medha me praset dhe me volumin e studimeve qe behen ne kete fushe. Ka probleme me faktin se shume ligje ne Shqiperi per mungese profesionalizmi nga komisionet e ligjeve ne Parlament, jane vjedhur nga legjislacionet e huaja, pa u pershtatur ne realitetin juridiko-social te Shqiperise. Mungesa e madhe e eksperiences se sentencave, te vazhdojne te mos jene te publikuara, te komentuara dhe te studiuara. Pra, reforma aktuale ne Keshillin e Larte te Drejtesise, keshtu e thate sic mendohet te behet, nuk do te sjelle asgje te re.

 

Te gjitha keto reforma te nje rendesie te vecante vazhdojnet e jene monopol vetem i spektrit politik, i cili me shume eshte i shqetesuar per interesa politike. Prandaj, reformat ne Shqiperi vazhdojne te behen jo se duhet, por sepse sa here nderrohet shumica, duhet te nderrojne edhe rregullat sipas nevojave te reja.

 

 

 

Leave a Reply