Shqiptaret e greket dy popuj qe mund te ishin vllezer

Home » Aktualitet » Shqiptaret e greket dy popuj qe mund te ishin vllezer

By Redaksia on May 18, 2014. No Comments

IMG_0606

Alban Daci

Historia e Ballkanit eshte mbushur me intriga, xhelozi, hakmarrje e ne te njejten kohe me pushtime te azhdueshme, Ndonjehere mendoj se dy popuj, origjinal te Ballkanit, autokton e te hershem sa vete historia, shqiptaret e greket mund te ishin ne kuptimin figurativ vellezer e keshtu do te kishin shmangur invazionet sllave. Cfare kane te perbashket banoret e Athines, Kretes, Spartes me sllavet? Asgje! Cfare kane te perbashket shqiptaret me serbet, me sllavet? Asnje te perbashket nuk kane. Shqiptaret e Apollinise, Bylisit, Brutinti e Dyrrahut kane te perbashketa me Athinen, Kreten, Sparten. Eshte nje dileme dhe nje fatkeqesi historike qe Shqiptaret e Greket te jene ne nje gjendje lufte. Kjo sigurisht jo per faj te shqiptareve, por per faj te grekeve, te cilet kane humbur identitetin e tyre te lashte, kane lene Olympin e kane perfaqesuar kishin ortodokse sllave, e cila nuk ka asgje te perbashket me civilizimet tona, por eshte nje mekanizem ne pamje te pare fetare, por me qellime te mirefillta nacionaliste e imperialiste. Shqiptaret e Greket mund te ishin nje shembull i jashtezakonshem per Europen, te cilet me histori, kulture e civilizem e perfaqesojne ate shume me pare se Francezet, shume me pare se Gjermanet e shume me pare se saksonet. Greket e Shqiptaret kane shkruar histori, artin e kulturen ne Europe kur me shume se gjysma e Europes ishin barbare. Sot Shqiptaret e greken duket sikur kane bere hapa te medha mbrapa, greket po kthehen ne barbare e shqiptaret ka humbin thuajse krejtesisht vlerat dhe identitetin e tyre. Barbaret ja dolen mbane, aty po qyteterohen e ne po na kthejne ne barbare. Sllavet po hyjne ne Europen tone e ne mbetemi gjithmone jashte saj.

Leave a Reply