Shtyhet vizita e kryeministrit turk në Tiranë

Home » Aktualitet » Shtyhet vizita e kryeministrit turk në Tiranë

By Redaksia on May 13, 2014. No Comments

Shtyhet vizita e kryeministrit turk në Tiranë

Shtyhet për një kohë të mëvonshme vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, paracaktuar për ditën e nesërme. 

Vizita e numrit 1 të qeverisë turke është shtyrë për shkak të shpërthimit në minierë në një provincë të Turqisë. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga burime zyrtare të qeverisë shqiptare.

Mbrëmjen e sotme kryeministri turk ka telefonuar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ku i ka konfirmuar shtyrjen e vizitës në Tiranë dhe mirëkuptimin për arsyet e saj.

Kreu i qeverisë sonë i ka shprehur homologut turk ngushëllimet e tij, qeverisë dhe popullit shqiptar për ngjarjen e rëndë, në të cilën thuhet se kanë humbur jetën të paktën 20 minatorë.

Konfirmohet se vizita e kryeministrit turk do të zhvillohet në një kohë tjetër, por që ende nuk është bërë e ditur data e saj. 

Leave a Reply