Sikorski-Bushati: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

Home » Aktualitet » Sikorski-Bushati: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

By Redaksia on May 7, 2014. No Comments

Sikorski-Bushati: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

Në kuadër të vizitës së tij në Poloni, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski. Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e jashtëm diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve.
“Shkëmbimi i vizitave është një moment i rëndësishëm në forcimin e dialogut politik midis dy vendeve dhe vizita e ardhshme e Kryeministrit Tusk në Tiranë do t’i shërbejë më së miri këtij qëllimi, rakorduan dy Ministrat. Ata u shprehen gjithashtu se, bashkëpunimi dypalësh duhet të forcohet edhe në kuadër të diplomacisë parlamentare, në fushën ekonomike dhe atë të shkëmbimeve tregtare.
Ministri Bushati nënvizoi se transformimi i shoqërisë dhe ekonomisë polake përbën në trajektore të suksesshme të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht shembull për rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ai kërkoi një intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe prezencë më të madhe të investimeve polake në fusha të tilla si turizmi, energjia, transporti, bujqësia etj,”- bëhet me dije nga Ministria e Jashtme.
Nga ana e tij, Ministri Sikorski u shpreh se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE, duke riafirmuar qëndrimin mbështetës të Polonisë ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë.
Ministri Sikorski vlerësoi pozicionimin e qartë të Shqipërisë në rajon, si anëtare e NATO-s, me rol stabilizues dhe në sintoni konstante me qëndrimet e BE-së në politikën e saj të jashtme. Njëkohësisht, ai nënvizoi arritjet dhe reformat e kryera në fushën e shtetit të së drejtës.
“Dy Ministrat shprehën shqetësim sa i takon ngjarjeve të fundit në Ukrainën Lindore, duke theksuar nevojën për respektim të integritetit territorial dhe duke inkurajuar dialogun mes palëve, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për t’u mbajtur më 25 maj 2014, në përputhje me angazhimet e ndërmarra sipas së drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu, Ministrat shkëmbyen vlerësime lidhur me sfidat e NATO-s, që do të diskutohen në Samitin e ardhshëm në Uells, duke ndarë pikëpamjen se Aleanca duhet t’i përgjigjet me vendosmëri sfidave të kohës dhe se bashkëpunimi ushtarak duhet të shoqërohet me instrumentet dhe politikat e nevojshme financiare”, theksohet më tej në njoftimin për mediat.
Ministrat Bushati dhe Sikorski nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ne Fushën e Integrimit Evropian mes dy vendeve. Ky memorandum lehtëson kontributin e Polonisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
“Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati u prit edhe nga Nënkryetari i Parlamentit polak, Cezar Grabarczyk, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Agnieszka Pomaska, dhe Kryetari i Grupit parlamentar të miqësisë Poloni-Shqipëri, Tomasz Glogoëski”- bëhet me dije nga zyra për shtyp e MPJ-së.

– See more at: http://sot.com.al/politike/sikorski-bushati-shqip%C3%ABria-e-meriton-statusin-e-vendit-kandidat#sthash.NptRkEUt.dpuf

Leave a Reply