Situata politike, Blushi: Shqipëria po qeveriset nga paaftësia, feja mbush vakumin e shtetit

Home » Aktualitet » Situata politike, Blushi: Shqipëria po qeveriset nga paaftësia, feja mbush vakumin e shtetit

By Redaksia on May 31, 2014. No Comments

Situata politike, Blushi: Shqipëria po qeveriset nga paaftësia, feja mbush vakumin e shtetit

ELBASAN-Deputeti i PS-së Ben Blushi prej disa kohësh po përcjellë kritika për aspekte të qeverisjes.

Gjatë prezantimit të librit “Hëna e Shqipërisë” në Elbasan ai u shpreh se Shqipëria po qeveriset nga paaftësia. Duke folur për realitetin politik dhe shoqëror Blushi theksoi se Shqipëria është një vend ku nuk zbatohet ligji dhe është më e pabarabartë se 5 vite më parë .

Ndërsa përsa i përket çështjes së fesë ai u shpreh se vakumi i lënë nga shteti po mbushte nga feja.

“Nuk kam asnjë paragjykim për fetë. Në disa zona shteti nuk ekziston. Vakumi i lënë nga shteti po mbushet nga feja. Duhet që shkalla e fetarizmit mos rritet, nuk është mire. Ky fenomen po ndodh në Turqi dhe Arabi. Ne jemi për demokraci dhe jo për teokraci”- është shprehur Blushi.

Leave a Reply