Trafik droge me avionë, Arvizu: Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë

Home » Aktualitet » Trafik droge me avionë, Arvizu: Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë

By Redaksia on May 12, 2014. No Comments

Ambasadori amerikan Arvizu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ishte në në Elbasan për ceremoninë e betimit të 41 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes

Denion Ndrenika

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu hodhi dyshime se “ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë” mbi çështjen e konfirmuar prej ministrisë së Brendshme, për përpjekje të trafikut të drogës me avionë.

Ambasadori u citua të ketë thënë në Elbasan se di shumë pak mbi këtë përpjekje, pasi mori pjesë në mesditë në ceremoninë e betimit të 41 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes.

Zoti Arvizu i bëri komentet mbi hetimin e çështjes së avionit të rrëzuar në plazhin e Divjakës në Lushnje në jug të Shqipërisë dhe të kapjes së një makine me 460 kilogramë drogë.

“Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet ë presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë, për zbardhjen e të vërtetës. Por, është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t’i përgjigjen shumë pyetjeve”-tha ambasadori amerikan.

Partia Demokratike opozitare e nisi diku nga shkurti denoncimin e trafikut të drogës me avionë duke përdorur infrastrukturën ushtarake dhe Kuvendi krijoi një komision të posaçëm hetimor që nisi punë të premten, një ditë përpara se avioni të rrëzohej për defekt teknik, siç tha ministria e Brendshme.

“Të gjithë kanë një mendim por kemi nevojë për shumë fakte. Sikurse thashë të gjithë kanë një mendim dhe opinion dh eta thonë por kemi nevojë për në shum

Leave a Reply