Vizat për në SHBA, priten lehtësime

Vizat për në SHBA, priten lehtësime

Me sa duket vizat për në SHBA do të lehtësohen për qytetarët e vendeve të tjera. Kjo  nga ana e Presidentit të SHBA-së Barack Obama shihet si investim pasi vizitorët do të mund të shpenzojnë para në hotele, restorante, atraksione dhe biznese të tjera gjatë kohës që qëndrojnë në SHBA.
Obama, para 2 vjetësh ka përshpejtuar procesin e marrjes së vizave nga qytetarët e Kinës dhe Brazilit, hapa të cilët kanë zvogëluar pritjet e vizitorëve për të shkuar në SHBA.
“Besoni ose jo, turizmi është eksport”, ka thënë Obama javën e kaluar.
“Dhe nëse ne e bëjmë më të lehtë ardhjen e vizitorëve të huaj në SHBA, ata do të shpenzojnë para në atraksione amerikane, dhe kjo do ta rrisë ekonominë për të gjithë”, tha presidenti amerikan.