Zlatan Ibrahimovic, lojtari i vitit në Francë

Home » Aktualitet » Zlatan Ibrahimovic, lojtari i vitit në Francë

By Redaksia on May 12, 2014. No Comments

Zlatan Ibrahimovic, lojtari i vitit në Francë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Ligue 1 të Francës pas paraqitjeve impresive sezonin e fundit. Suedezi shënoi 25 gola në 32 paraqitje për PSG këtë sezon, duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin e dytë radhazi dhe Ibra u shpreh i ngazëllyer.
“Për herë të dytë radhazi po e marr këtë çmim, ndihem i nderuar. Dua të falënderoj lojtarin, trajnerin, stafin dhe përkrahësit”.
“Mendoj se ka qenë sezoni im më i mirë. Ekipi ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Në vitet në vijim dëshirojmë të fitojmë sërish kampionatin, por edhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ibra. Portieri i më i mirë në Ligue 1 të Francës u shpall ai i PSG-së, Salvatore Sirigu.

– See more at: http://sot.com.al/sport/zlatan-ibrahimovic-lojtari-i-vitit-n%C3%AB-franc%C3%AB#sthash.A9QkKk6B.dpuf

Leave a Reply