23 vjetori i PS- Mesazh i Eduart Ndocaj per socialistet e Lezhes

Home » Aktualitet » 23 vjetori i PS- Mesazh i Eduart Ndocaj per socialistet e Lezhes

By Redaksia on June 15, 2014. No Comments

10313676_775546925810639_5600670293595040744_nEduart Ndocaj, Kandidat i PS ne Lezhe e Kryetar i FDSH

 

Te dashur miq, simpatizante te PS ne Lezhe, njerez qe me mbeshtet ne momentet me te veshtira, gjate gjithe betejes per te bere fitoren e Rilindjes realitet ne Lezhe. Fale mbeshtetjes tuaj fitoren e beme realitet, Kodhelin e beme ministre e kontribuam jo pak qe Rama te behej Kryminister. Sigurisht nuk punuam qe PS te ishte me Meten ne Qeveri, nuk kontribuan qe Veliaj e Tahiri te beheshin ministra. E mbi te gjitha nuk e merituam qe Rama te tallej me Lezhen e te lindte ne harrese mijera socialiste te ndershem qe rrezikuan edhe jeten per fitoren e Rilindjes.

Ne 23 vjetorit e PS, une si shume socialiste te vertete e modern te vendit nuk u ftuam. Kontributi jone u hodh per toke, u mohua e deri diku dhe u poshterua. Nuk kam qene asnjehere familjarisht me Komunistet. Ky 23 vjetor mund te konsiderohet pervjetori i ringjalljes komuniste edhe po te me kishin thirre nuk do te shkoje, sepse une ju bashkova Rilindjes per nje politike sociale e te drejte dhe jo per te ringjallur nostalgjine e regjimi Hoxha, qe Lezhen e ktheu ne nje kamp perqendrimi dhe Mirditen e masakroi, e internoi dhe e poshteroje duke vrare pa gjygje familjet me patriotike e fisnike.

Te dashur simpatizante e socialiste te ndershem te Lezhes, sot jemi para nje realitet qe nuk e kishim menduar kurre gjate betejes per fitore, qe klani i Metes do te merrte peng Lezhen e do te tallej me kedo, edhe me tregtaret e thjeshte.

Sot, jemi para realitetit qe ajo qe ka qene e para ne listen e deputeteve te Lezhe eshte Ministri dhe as qe ka ardhur tu takoje, qofte per tu falenderuar per kontributin e dhene.

Sot, kemi nje Kryminister, mosmirenjohes, qe nuk merr as mundimin per te me ftuar ne nje 23 vjetor, duke pasur parasysh se kontributi im ka qene i jashtezakonshem.

Te dashur miq, simpatizante te PS ne Lezhe, une tashme e kam bere zgjedhjen time, jam Kryetar i Frontit Demokristian Shqiptar e Lezha ka nevoje per rigjetjen e identitet demokristian te mbrojtur ne shekuj.

Beteja jone nuk ka marre fund, ajo sapo ka nisur dhe ne duhet te behemi zot ne shpine tone.

Lezha duhet te jete e jone dhe jo e klanit LSI e menefregizmi i PS duhet te marrin fund. Menyra me e mire eshte qe te gjithe te bashkohemi rreth FDSH, e une, drejtuesi i tij nuk do ju zhgenjej. Zgjedhjet lokale jane afer, mijera sociliste qe kane mbetur rrugeve pa pune, qindra socialiste qe nga tregtare duan t’i kthejne ne te papune, duhet te bashkohemi e te fitojme betejen per Bashkine Lezhe. Ju ftoje te gjithe te bashkohemi e te luftojme se bashku ashtu sic bene me 23 qershor, por me ndryshim se kete here luftojme per veten, per Lezhen dhe jo per nje grup qe shohin vetem xhepat e tyre e jetojne ne Tirane, duke harruar jeten e qytetareve qe behet mes varferise e dhunes cdo dite ne Lezhe.

PS e Rama e bene zgjedhjen e vet kundrejt meje duke mos me ftuar, tashme une do te jap pergjigjem time duke luftuar per betejen e Bashkise Lezhe.

Te gjithe se bashku mundemi te fitojme e te jemi zot te shpise tone. Koha nuk pret e duhet te fillojme te organizohemi e te jemi te bashkuar. Kush do qe deshiron te jete pjese e skuadres time, te fitores se Lezhe, mund te me kontaktoje drejtperdrejt mua.

Leave a Reply