Betejat politike shqiptare

Home » Aktualitet » Betejat politike shqiptare

By Redaksia on June 28, 2014. No Comments

10322606_628166577253219_1296222820488074002_nAlban Daci

Zakonisht termi politike qe nga fillimet e veta ka kuptuar te gjithe aktivitetin social si dhe mundesine per te ofruar dicka me te mire per te gjithe, nje administrim me te mire te publikes dhe nje mbrojtje me te mire te privates. A eshte keshtu sot ne Shiperi? Ne Shqiperi nuk ka beteja politike ne kuptimin e mire te fjales. Ne Shqiperi beteja politike behet per optika drejtshkurtera e ju referohen vetem pakicave. Betejat ne Shqiperi behen per nje vend pune, per pasuri te paligjshme, per korrupsion apo per abuzim me pushtetin. Ndonjehere te jepet pershtypja se te rinjte po aktivizohen ne politike dhe Shqiperia do te ndryshoje. Nuk eshte aspak e vertete, sepse shumica e ketyre te rinjve nuk kane nje optike te gjere per zhvillimin e pergjithshem apo per nje perspektive te perbashket. Keta, te rinje te rritur ne nje mjedis ku vlerat e perbashketa jane pordhosur e nuk kane me asnje vlere, lumturohen e gezohen me nje vend pune, me pak pushtet te rreme apo per mundesi me vjedhe ndonje leke ne abuzim me pushtetin. Ne momentin qe arrijne keto qellime driteshkurtera, goja u mbyllet, vizione per te ardhmen nuk ekzistojne me dhe mbi te gjitha sensi i kritikes dhe i opozites zbehet e ndonjehere fshihet aq shume sikur te mos kishte ekzistuar asnjehere.

Leave a Reply