Bledar Prifi, docent ne University of South Florida,: Komenton homazhet e Biznemenit Santo

Home » Aktualitet » Bledar Prifi, docent ne University of South Florida,: Komenton homazhet e Biznemenit Santo

By Redaksia on June 28, 2014. No Comments

313928_4255831396391_1149289570_n

Bledar Prifi, docent ne University of South Florida, nje ze i njohur ne median e shkruar shqiptare si dhe nje intelektual me formim perendimore neper nje statusi ne facebook i ka komentuar keshtu homazhet e bera per te ndjerin bizsnesmenin Santo.

 

Nuk e di perse e kam kete ndjesi, por historikisht Shqiperia i ka vrare ose syrgjynosur njerezit e mire dhe ngahera ka zgjedhur te drejtohet nga klane te erreta. Nuk e di nese eshte deshira e Zotit apo mendja e semure e njerezve.

Mbase nuk eshte teresisht e vertete, por pervec vrasjeve qe ndodhin ne Shqiperi kunder njerezve te mire dhe vlerave, si per t’i komplimentuar ato, egziston edhe nje urrejtje patetike here e heshtur dhe here e demonstruar ne menyra te ndryshme e vendasve kunder emigranteve dhe Shqiptareve qe jetojne jashte.

Kete fenomen e kisha nuhatur para vitesh vitesh por m’u perforcua akoma me shume ne mendje kur nje shoku im i ngusht, emigrant ne Angli, me tha se ketu ne Shqiperi na shikojne me sy ndryshe dhe nuk na duan, edhe pse ne jemi ata qe kemi qene para se te iknim.

Me erdhen keto mendime ne mendje pasi lexova disa komente patetike nga “vendasit” ku u kerkohej Shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperie te mos japin “mend” dhe opinione politike mbi ato qe ndodhin ne Shqiperi, a thua keta “vendas” paskan ekskluzivitetin e fjales dhe se vertetes.

Une nje gje e them me plot siguri, dhe analogjia ne vazhdim e shpjegon ate. Kur njeriu nderton nje hale dhe jeton brenda saj per nje kohe te gjate, me kalimin e kohes, ky njeri nuk e ndien me eren e m…t pasi ambientohet me te”.

Leave a Reply