Bosnjë: Shënohet 100 vjetori i vrasjes së Ferdinandit

Home » Aktualitet » Bosnjë: Shënohet 100 vjetori i vrasjes së Ferdinandit

By Redaksia on June 28, 2014. No Comments

Bosnjë: Shënohet 100 vjetori i vrasjes së Ferdinandit

​Sot shënohet 100 vjetori i ngjarjeve që e shkaktuan Luftën e Parë Botërore. Më 28 qershor të vitit 1941, në Sarajevë janë vrarë, trashëgimtari i Fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand, dhe gruaja e tij, Sophie. Ata ishin vrarë nga personi Gavrilo Princip.

Kjo datë në Bosnjë Hercegovinë shënohet me një koncert të Filharmonisë së Vjenës në Sarajevë, me ç’rast i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.

Liderët e Serbisë dhe serbët e Bosnjës, të cilët Gavrilo Principin e konsiderojnë luftëratë hero të lirisë për sllavët, e bojkotojnë këtë koncert.

Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Serbe në Bosnjë, tha se populli i Bosnjës “është ende i ndarë” dhe se ata “mendojnë dhe punojnë në mëynra të ndryshme” sa i përket atetatit të Sarajevës.

Pardje, një shtatore e bronxtë me lartësi 2 metra, në nderim të Gavrilo Principit, është përuruar në pjesën lindore të Sarajevës, ku popullatë shumicë janë serbët.

Ky përurim ishte sponsorizuar nga zoti Dodik./Rel/.

Leave a Reply