Busti i Nolit ne Kishine e Shen Marise duhet te shoqerohet me nje Kongres te ri te Kishes Ortodokse Shqiptare

Home » Aktualitet » Busti i Nolit ne Kishine e Shen Marise duhet te shoqerohet me nje Kongres te ri te Kishes Ortodokse Shqiptare

By Redaksia on June 29, 2014. No Comments

busti i fan nolitAlban Daci

Busti i Nolit ne Kishin Ortodokse te Shen Marise ne Elbasan, eshte merite e shqiptarizmit, e personave qe kane akoma te pranishme ndjenjen e patriotizmit, por nje merite e vecante eshte e At Nikolla Markut, i cili por ringjall ndjenjen e shqiptarizmit tek Ortodokset shqiptare. Fakti se At Nikolla Marku, eshte prift i Kishes se Shen Marise e kundershton marrjen e Kishes Shqiptare, peng nga politikat dhe kisha Ortodokse Greke eshte nje dicka shume e rendesishme e pozitive. Hap i radhes duhet te jete nje lobim i forte edhe me Kishen Ortodoske Shqiptare ne Amerike, me At Nikolla Markun dhe me shume prifterinj te tjere Ortodoks qe jane per linjen e Nolit, per te thirrur nje Kongres te Ri te Kishes Ortodokse Shqiptare qe duhet te rizgjedh nje shqiptar ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare dhe duhet te ritheksoje vendimet e Kongresit te Berat, qe percakton qarte qe gjuha liturgjiike eshte vetem shqip dhe drejtuesit e Kishes duhet te jene vetem shqiptar. Gjithashtu, ju bej thirrje njerezve te sukseshem ne sipermarrje, njerezve qe jane te pasur e kane ndjenja ortodokse apo shqiptare te perkrahin edhe ekonomikisht At Nikolla Marku i cili eshte prej vitesh i izoluar per shkak te qendrimeve te tij. Gjithashtu, duhet te mblidhet fondet per te ngritur e hapa kisha ortodokse shqiptare, me fonde shqiptare e me drejtues, prifterinj shqiptar qe jane te linjes se Nolit. Fronti Demokristian Shqiptar po ben nje pune te mire per nje bashkim me te madh shqipteror te Kishes Katolitike me Kishen Ortodokse. Gjithashtu, Fronti Demokristian Shqiptar propozon At Nikolla Markun per te drejtuar Kishen Ortodokse Shqiptare, por respekton procedurat e pavarura te Kishes per ceshtje te tilla. Gjithashtu, Fronti Demokristian Shqiptar eshte per litugjine vetem ne shqip, largimin e Janullatusit e zgjedhjes e nje prifti shqiptar ne Krye te Kishes Ortodokse. Marrja peng e Kishes Ortodokse Shqiptare eshte ne dem te ceshtjes kombetar dhe nje rrezik per prishjen e ekuilibrave fetar ne vend. Fronti Demokristian Shqiptar eshte kunder varesive te huaja te besimeve fetare shqiptare. Kjo varesi cenon rende interesat kombetar dhe harmonine fetare ne vend.

Leave a Reply