Çeku priti komandantin e ardhshëm të KFOR’it

Home » Aktualitet » Çeku priti komandantin e ardhshëm të KFOR’it

By Redaksia on June 24, 2014. No Comments

​Çeku priti komandantin e ardhshëm të KFOR'it

 

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka pritur sot në vizitë njohje Komandantin e ardhshëm të KFOR-it gjeneralmajor Franqesko Paolo Figliuolo i cili shoqërohej nga një delegacion i oficerëve të lartë të KFOR –it.

Çeku e njoftoi gjeneralin nga Italia me zhvillimet e deri tashme në FSK, perspektivën dhe rekomandimet që kanë dalë nga Rishikimi i Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës (RSSSK).

Si objektiv të radhës dhe të një rëndësie të veçantë ministri Çeku theksoi transformimi e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe atë të MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Ai me këtë rast vlerësoi lartë kontributin e KFOR-it në ndihmën që i ka dhënë FSK-së në arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij gjeneralmajor Franqesko Paolo Figliuolo shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë që ekziston mes FSK-së dhe KFOR-it edhe gjatë mandatit të tij, në të ardhmen, në të gjitha fushat e mundshme.

Gjeneralmajor Franqesko Paolo Figliuolo do të emërohet komandant i KFOR-it nga shtatori i këtij viti.

Leave a Reply