Dëshmitari: U plagosa teksa po transportoja femra për komandantët!

Home » Aktualitet » Dëshmitari: U plagosa teksa po transportoja femra për komandantët!

By Redaksia on June 25, 2014. No Comments

Dëshmitari i mbrojtur A e ka vazhduar sot dëshminë në procesin gjyqësor kundër Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sabit Gezit, Ismet Haxhës, Sahit Jasharit e Avni Zabelit. Gjatë gjithë ditës ai është përgjigjur në pyetjet e parashtruara përmes videolidhjes nga ana e prokurorit ndërkombëtar.

Dëshmitari A ka treguar për përvojën e tij gjatë tridhjetë ditëve të mbajtjes në paraburgim në burgun e Likovcit nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari A ka treguar edhe për personat e tjerë të burgosur që ishin sjellë në burg dhe arsyet se pse ata ishin burgosur.
Njëri nga ta sipas dëshmitarit ka qenë edhe Hajrullah Morina. Ky i fundit në burg ishte sjellë i plagosur ndërsa dëshmitari ka treguar se ai ishte plagosur teksa po transportonte femra për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Bajincë e Tërdevc.

“Kur kam arrite në vendin Gollopolje, aty ka qenë pika e kontrollit të UQK-së, ai ishte habitë nuk e ka ndalë kerrin edhe qysh tregojke ai, ushtarët kishin qenë fjetur dhe kur ai ka kaluar ata e kanë gjuajtur dhe e kanë plagosur në pjesën e poshtme te trupit. Ai tregojke se një femër që ishte me të ishte vrarë aty, të tjerët plagosur. Ai më tha se ushtarët e Jahir Demakut më kanë plagosur”, ka treguar dëshmitari.

Se çfarë maltretimesh kishte përjetuar dëshmitari gjatë një muaji të qëndrimit të tij në burgun e Likovcit, por edhe detaje tjera nga maltretimet që ai pretendon se ia kanë bërë ushtarët e dikurshëm të UÇK-së, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të gazetës Zëri

Leave a Reply