FDSH: per Kishen Ortodokse te respektohet Kongresi i Berat. Z. Ndocaj takohet me At Nikolla Marku

Home » Aktualitet » FDSH: per Kishen Ortodokse te respektohet Kongresi i Berat. Z. Ndocaj takohet me At Nikolla Marku

By Redaksia on June 26, 2014. No Comments

1907710_794802760551722_7554646918382030787_n 10441285_794800187218646_969639201249043495_n 10457914_794800000551998_2994818134789211475_n 10511238_794802217218443_1314859095917444604_n

Sot, z. Eduart Ndocaj, kryetari i FDSH pati nje takim mjaft te ngrohte, vellazeror, patriotik e kombetar me At Nikolla Markun ne Kishen Ortodokse te Shena Marise ne Elbasan. Gjate takimi z. Ndocaj u shpreh, se Kisha Ortodokse Shqiptare duhet tu kthehet shqiptareve. Ne propozojme qe ju, At Nikolla Marku te jeni drejtuesi i Kishes Ortodokse shqiptare, por Kisha Ortodokse Shqiptare ka procedurat e saj- u shpreh Ndocaj. Megjithate e rendesishme eshte te respektohet Kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça. Ky Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Pavarur Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922. Më 21 Nëntor 1923, Sinodi i Pare i themeluar ne Berat, shpalli Fan Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë. Gjithashtu, eshte per tu theksuar fakti se per here te pare nje levizje politike si FDSH e themeluar ne Diaspore, e bazuar ne vlerat demokristiane takohet me nje perfaqesues te rendesishem te Kishes Ortodokse Shqiptare. Z. Ndocaj i beri propozimet e me poshtme At Nikolla Marku:

 

–         Se pari ju falenderojme shume per punen patriotike qe beni dhe mbi te gjitha per rolin e madhe shpirteror te Kishes Ortodokse Shqiptare. Ne si levizje e Krishterte, ju mbeshtesim maskimalisht per te cuar deri ne fund misionin tuaj qe eshte: largimi i Janullatusit dhe zgjedhja e nje shqiptari ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare. Ne, do te donim te jeni ju, megjithate, kjo duhet te ndjek procuduren e Kishes Ortodokse Shqiptare e cila qe nga Noli ka pasur parim: Vellazerine, Shqiptarizmin, Paqen, Demokracine e Mireqenien.

–         Se dyti, ne jemi te pranishem ne cdo cep te Botes, kudo ku ka shqiptare. Kemi mbi 80 dege neper bote, ne do te lobojme per ju dhe per misionin tuaj, shpirteror, patriotik e human

–         Se treti ne programin tone, kemi berjen e liturgjive, botimin dhe shperdarjen e teksteve te shejta si per Kishin Katolike ashtu edhe per ate Ortodokse vetem ne Shqip.  Ju keni dhene nje kontribut te rendesishem ne kete drejtim, gjithashtu edhe At Noli ka bere qe shumica e gjithe lirturgjia e Kishes Ortodokse te jete ne Shqip.

–         Se karti, ne si levizje demokristiane qe ne themel ka vlerat e krishterta, propozojme nje bashkim me te madh shpirteror e fizik mes Kishes Katolike shqiptare e asaj Ortodokse.

–         Se pesti, ne jemi per largimin e Janullatusit i cili nuk perfaqeson Kishin Ortodokse Shqiptare, por perkundrazi ne bashkepunim me Kishen Ortodokse Greke dhe ate Serbe perfaqesojne te keqen e Shqiperise

–         Se gjashti, do te lobojme qe ju te keni mbeshtetje te madhe nga Kisha Ortodokse Shqiptare ne USA, e cila perfaqeson trashgimine e madhe te At Nolit

Leave a Reply