FDSH: Se bashku zhillohemi

Home » Aktualitet » FDSH: Se bashku zhillohemi

By Redaksia on June 17, 2014. No Comments

1453244_716585078373491_1149193235_nFronti Demokristian Shqiptare eshtë një lëvizje e madhe, gjithëpërfshirës politike, e cila në themel të saj ka filozofinë e demokracisë liberale, modelin republikan të qeverisjes dhe krijimin e një sistemi qeverisës, i cili garanton ndarjen e tre pushteteve dhe mekanizmat demokratik për kontrollin e ndërsjellët. Sipas Frontit Demokristian Shqiptar sovraniteti i takon popullit dhe ky e ushtron përmes përfaqësuesve të tij në Parlament, të cilët zgjidhen përmes sistemin të zgjedhjeve të lira e demokratik. Fronti Demokristian Shqiptar eshte levizja e pare politike shqiptare e themeluar ne Diapsore e qe ka mbi 80 seksione nga Kanadaja, SHBA, UK, te gjitha vende e BE, te gjitha qytetet e Italise, ne Australi, Mal te Zi, Kosove, Maqedoni e Shqiperi. Me date 26 prill nga takimi i Romes, Fronti Demokratik Shqiptar ka iniciuar Peticionin per te Drejten e Votes te Shqiptareve qe jetojne jashte. Ky peticion u drejtohet institucioneve shqiptare, subjekteve politike shqiptare si dhe eshte prezantur ne nivelet me te larte te BE. FDSH u ben thirrje te gjithe demokristianeve, te bashkohemi rreth FDSH, qe te japim kontributin tone per integrimin e Shqiperise ne BE, per mbrotjen e te drejtave civile, politike dhe ekonomike dhe permes reformave te zhvillojme ekonomine  e Shqiperise.

  

 Keto pika jane strategjike te Frontit Demokristian Shqipta te hartuar nga nje grup specialistes shqiptare dhe europiane. Kjo eshte baza e progamit politik te FDSH qe do ta transformoje Shqiperine ne nje vend te zhvilluar, demokratik e te integruar. 

 

  1. Integrimin e Shqiperise ne Europe dhe rritjen e vellazerise e bashkimin e shqiptareve
  2. Largimin e Janullatusit. Bashkimin e Kishes Ortodokse dhe Katalotike shqiptare
  3. Mbajtjen e meshave vetem ne shqip dhe vetem drejtues shqiptare ne Kishen Katolike dhe Ortodokse Shqiptare
  4. Marredhenie vellazerore me myslimanet e besimet e tjera fetare shqiptare
  5. Rritjen e punesimit te rinjeve permes investimeve te huaja, kryesisht europiane,.
  6. Rritjen e investimeve ne bujqesi dhe mbrojtjen e produkteve shqiptare (Made Albania)
  7. Largimin e LSI nga politika shqiptare. Krijimin e kualicionit me te madh qytetar e politik kunder ketij sekti monetar qe varferon familjet shqiptare e            Shqiperine
  8. Krijimi i Bankes se emigracionit. Kjo banke do te jete ne sherbim te shqiptareve qe jetojne jashte te cilet kontribuojne ne ekonomine shqiptare. Permes nje sistemi te ri fiska, do te jete e mundur qe ne ekte banke shqiptaret qe jetojne jashte te depozitojne edhe kontributet shoqerore te vendeve ku kane jetuar. Rritja e kredive me interes te ulet per shqiptaret qe duan te investojne ne Shqiperi
  9. Mbrojtje e identitetit kombetar. E gjithe politika e FDSH do te fokusohet ne 360 grade ne mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombetare
  10. Vota e Shqiptareve qe jetojne jashte. 30% e kuotave ne Parlamentin shqiptare do te jete per Shqiptaret qe jetojne jashte.
  11. Mbrojtjen e familjes. Per FDSH familje konsiderohet vetem martesa e nje burri me nje grua. Te gjitha format e tjera jane te rrezikshme per shoqerine e te ardhmen e Shqiperise
  12. Shtetezimin e minierave dhe sektorit te Energjitikes. Menaxhimi i tyre permes agjencisive dhe menaxherve private.
  13. Urbanizimi i Shqiperise, permes agjencisive mikse te transportit (aksione shtetetore plus private).
  14. Ristandartizimi i rrugeve dhe rikualifikimi i tyre sipas standardeve. Perfundimi i segmenteve te lena ne gjysme dhe ose jashte standardeve te kohes si dhe lobimi per ndertimin e autostradave te reja dhe asfaltimi i gjithe segemteve rurale. Krijimin i agjencise Shteterore per sistemin rrugor.
  15. Modernizimi e plotesimi i sistemit hekudhuror ne gjithe vendin. Lidhja me te gjitha linjat e tjera te rajonit. Futja e trenave te shpejtesive te medha
  16. Reformimi i sistemit arsimor. Mordernizimi i tij, pershtatja e tij me tregun e punes. Universitetet shtetetore e publike do te ekzistojne vetem nese plotesojne standardet ne nje gare me kushtet te barabarta e transperente. Cdo universitet qe nuk proteson kriteret do te ndeshkohet deri ne mbylljen e tij
  17. Rihartimi i strategjise se turizmit, i cili jo vetem do ta gjalleroje e zgjeroje ate, por do te jete i mundshem per te gjitha shtresat
  18. Rikualifikimi i zonave urbane dhe i ndertesave te ndertuar ne 70 vitet e fundit. Krijimi i Ajencise Shtetetore qe do te merret me kete proces serioz e mjaft te rendesishem
  19. Ulja e moshes se pensionit, per meshkujt ne 60 vjec dhe per femrat ne 55 vjec. Si dhe rikualifikimi i profesioneve, ku per disa profesione per shkak te lloj dhe veshtiresise se impenjimit mund te kete edhe perjashtime per moshen e pensionit.
  20. Rritja e buxhetit publik per pushtetin lokal dhe sidomos per zonat e thella qe kane probleme serioze.
  21. Permisimi i sherbimeve, sidomos ne shendetesi, i cili per te deshiruar. Realizimi i nje reforme te thelle, e cila do ta kthente shendetesine ne sherbim te njerezve nenvoje dhe te varferve.
  22. Reforme e thelle e sistemit te drejtesise. Ligji i barabarte per te gjithe dhe te gjithe te barabarte para ligjit.

 

Leave a Reply